Lajmet

Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram hasin probleme gjatë orëve të fundit

Jan 27 2015
0 Shpërndarje
Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram hasin probleme gjatë orëve të fundit

screen shotGjatë orëve të fundit Facebook dhe Instagram ishin të padisponueshme. Shërbimet e mediave sociale, faqet zyrtare dhe aplikacionet përkatëse u bllokuan rreth orës 07:00 të mëngjesit të ditës së sotme me orën tone lokale sipas The Next Web. Përdoruesit gjithashtu hasën probleme dhe me Tinder, AIM dhe Hipchat raporton Engadget.

The Associated Press deklaron se ky problem ‘infektoi’ faqet në Shtetet e Bashkuara, Azi, Australi por ato u shfaqën dhe në Europë madje dhe në Shqipëri sipas raportimeve të përdoruesve. Mendohet se ky sulm masiv vjen nga një grup hakerash por kjo akoma nuk është konfirmuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>