Vëzhgim

Rrjetet sociale bllokohen për një javë nga një Universitet në SHBA

Sep 13 2010
0 Shpërndarje
Rrjetet sociale bllokohen për një javë nga një Universitet në SHBA

Studentët nuk do të kenë mundësi të përdorin Twitter, Facebook, mesazhe të çastit dhe çfarëdo komunikimi tjetër online përveç postës elektronike.

NPR Raporton se Universiteti ka vendosur të bëjë këtë bllokadë të përkohshme për shkak se dëshiron që studentët e saj të mendojnë rreth asaj si po përdorni teknologjinë në jetën e tyre të përditshme dhe çfarë ndikimi ka ajo në jetën e tyre. Në intervistën e NPR nuk duket se Prorektori i Universitetit Eric Darr është kundër teknologjisë apo medieve sociale; ai thjeshtë beson se studentët e sotëm duhet të shfrytëzojnë rolin e saj në jetën e tyre.

“Shpesh, ka sjellje apo shprehi, apo edhe mënyra në atë sesi përdorim teknologjinë për vetveten dhe nuk jemi në gjendje të artikulojmë diçka sepse nuk po kuptojmë sesi po i shfrytëzojmë” tha Darr. Studentët do të shkruajnë më pas ese rreth përvojave të tyre pas përfundimit të bllokimit.

Jo të gjithë studentët do të jenë pjesë e këtij studimi akademik. Bllokimi do të vendoset thjeshtë në rrjetin e kampusit, ndërsa ata studentë që përdorin internetin jashtë kampusit nuk do të jenë të prekur, kurse as ata studentë që kanë smartphone nuk do të përjetojnë bllokada.

“Nëse dikush do të ketë nevojë t’ia huazojë dikujt telefonin që të kyçet në Facebook, ai do të jetë i lirë ta bëjë këtë. Por interesant do të jetë pyetja në fund të javës: Pse pate nevojë ta bësh atë? Çka të shtyu ta bësh” u shpreh Darr.

Universiteti gjithashtu po tenton të kuptojë ndikimin e bllokimeve në jetën e studentëve të saj, dhe disa gjëra tjera të ndërlidhura me rrjetet sociale. A thua si do të ndikonte kjo po që se në Universitetin e Prishtinës do të bllokoheshin rrjetet sociale për një javë… /pcworld.al

Lajmet e fundit>