Lajmet

Rrjeti 5G “bashkon” Gjermaninë dhe Britaninë

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Rrjeti 5G “bashkon” Gjermaninë dhe Britaninë

davidcameron-578-80Kryeministri britanik, David Cameron lajmëroi të dielën se një seri iniciativash të reja kanë filluar në aspektin e bashkëpunimit mes kërkuesve britanikë dhe atyre gjermanë për një marrëveshje bilaterale mes tre universiteteve në këto dy vende me qëllim për të sjellë më shpejt rrjetin 5G. Ky lajmërim ishte pjesë e fjalimit të tij në shfaqjen më të madhe teknologjike në Europë, CeBIT 2014 në Hanover të Gjermanisë. Në fjalim ai foli për rrjetin 5G, për internetin e gjërave dhe për përforcimin e tregut dixhital evropian.

Si të gjithë britanikët, shembujt në fjalimin e tij ishin nga histori të suksesshme biznesi të kompanive apo shpikjeve nga Mbretëria e Bashkuar, si Imagination Technologies apo ARM. Ndër të tjera, ai zbuloi edhe fakte projektesh si buxheti prej 45 milion paund britanik për projektin e internetit të gjërave (Internet of Things). Por rrjeti 5G ka qenë një qëllim për shumë kombe, duke marrë nxitim nga kompania kineze Huawei që është e para kompani që filloi të punojë për këtë zhvillim teknologjik që vitin e kaluar.

Huawei ka deklaruar se në katër vitet në vijim do të investojë 444 milion euro në zhvillimin e rrjetit 5G, fillimisht për studime dhe kërkime e më pas dhe për fillimin e implementimit të tij e për zhvillimin e mëtejshëm. Edhe Korea e Jugut duket se ka të njëjtin vizion. Tashmë zyrtarë qeveritarë nga Korea e Jugut kanë dhënë deklarata që do të ketë investime të mëdha në teknoolgjinë 5G në vitet në vijim dhe pritet që një pjesë e testimeve të kryhen brenda vitit 2017.

Duke parë optimizmin me të cilin po merret teknologjia 5G dhe zhvillimet e para deri tani, pritet që të jetë e disponueshme rreth vitit 2020. Shpejtësia e shkarkimit, teorikisht pritet të jetë rreth 1000 herë më e shpejtë se ajo 4G LTE, më e mira e momentit, pra rreth 100Gbps. Me këtë, kryeministri Cameron bëri dhe një shaka duke thënë se mezi po pret sa të ketë mundësi të shkarkojë një film të plotë HD në një sekondë. Teknologjia 5G gjithashtu do të eliminonte vonesat në rrjet dhe do të ofronte një jetëgjatësi më të mirë të baterisë. Një bashkëpunim mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë në fushën e teknologjisë 5G do të ishte një zhvillim që do të vinte në lëvizje edhe vende të tjera në Evropë.(PCWorld Albanian)

Tags >

3G4G5G
Lajmet e fundit>