Lajmet

Rrjeti Dropbox me 100 milion përdorues

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Rrjeti Dropbox me 100 milion përdorues

Dropbox ka njoftuar dje se numri i përgjithshëm i përdoruesve të shërbimit të tyre ka arritur shifrën prej 100 milion dhe në vitin e fundit është katërfishuar.

Për këtë rritje kaq të shpejtë të përdoruesve në këtë periudhë është kryesisht përgjegjësi e aksionit për shpërndarjen e hapësirës pa pagesë për përdoruesit e shumë pajisjeve Android, por ndërkohë është arritur edhe numri i përdoruesve të cilët paguajnë shërbime shtesë.

Aksioni për shpërndarjen e hapësirës falas për ruajtje ishte e domosdoshme në mënyrë që të mbahej pjesa më e madhe e pjesës së tregut para konkurrencës së ardhshme nga ana e Google dhe shërbimit të saj Google Drive.

Dropbox tani mund të fokusohet në përmirësimin e shërbimeve

Edhe pse Dropbox është kompani relativisht e vogël, fakti është se në këtë segment kjo mban pozitë të mirë në krahasim me gjigantët si Google, Apple dhe Microsoft.

Themeluesi i Dropbox Drew Houston tha se këto kompani kanë shpenzuar shumë kohë në atë që Dropbox e kishte që para katër viteve.

Për dallim nga këto kompani të cilat kohë më parë kanë lançuar shërbimet e veta, Dropbox duke u mbështetur në eksperiencën shumëvjeçare tani mund të fokusohet në përmirësimin e shërbimeve të veta, tha Houston. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>