Softuer

Rrjeti i Playstation fillon të këndellet në tregjet e botës

May 15 2011
0 Shpërndarje
Rrjeti i Playstation fillon të këndellet në tregjet e botës

 

Tani që në Amerikën Veriore është dhënë drita e gjelbër për funksionimin e rrjetit Playstation, edhe disa shtete tjera janë futur në këtë rresht dhe kjo tregon se hapat e parë drejt rikthimit funksional veçse kanë filluar të implementohen.

Britania e Madhe, Irlanda dhe disa shtete tjera të Lindjes së Mesme janë futur në listën e atyre vendeve ku mund të funksionojë lirshëm Playstation Network. Profili zyrtar i Playstation Europe në Twitter ka raportuar se pjesë të EMA kanë filluar të ndezen dhe gjersa nuk ka ndonjë hartë të dobishme për të monitoruar këtë proces të startimit të shërbimit, ju mund të shihni më së miri lajmet nga llogaria zyrtare e Sony në Twitter.

 

Lajmet e fundit>