Harduer

Rrjeti social Facebook është duke zhvilluar një telefon modular: Business Insider

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Ky i fundit u testua në Porto Riko përpara se Google ta mbyllte njëherë e mirë në Vjeshtën e vitit të kaluar. Rrjeti social Facebook është duke zhvilluar një telefon modular: Business Insider

Godina 8 e Facebook, divizioni sekret i drejtuar nga ish drejtorja e DARPA Regina Dugan, është duke zhvilluar një telefon modular sipas një raporti të Business Insider.

Kompania aplikoi për një patentë e cila hedh dritë mbi një pajisje modulare elektromagnetike e cila mund të hedhë tutje njëherë e mirë nevojën për të blerë pajisje elektronike konvencionale me kosto të lartë.

Mbetet e paqartë se deri në çfarë mase Facebook është përfshirë në këtë projekt dhe nëse do të dalë në dritë një ditë. Një gjë është e qartë, ekzekutivja Dungan ka një histori të gjatë në zhvillimin e pajisjeve modulare siç ishte Projekti Ara.

Ky i fundit u testua në Porto Riko përpara se Google ta mbyllte njëherë e mirë në Vjeshtën e vitit të kaluar. Në fillim të 2017-ës Dugan u bashkua me Facebook dhe Godinën 8 ku po ndjek një sërë projektesh ambicioze.

Një prej këtyre ideve është një kompjuter i cili shkruan mendimet e njerëzve e madje bën të mundur të të dëgjojnë përmes lëkurës. Business Insider raportoi se një numër ish punonjësish të Projektit Ara tashmë punojnë për Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>