Lajmet

Rrjeti social Facebook kthen vëmendjen drejt grupeve dhe komuniteteve online

Jun 12 2017
0 Shpërndarje
Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i Facebook, i shikon grupet, private dhe publike, si epiqendra e kapitullit të ri të rritjes së kompanisë. Rrjeti social Facebook kthen vëmendjen drejt grupeve dhe komuniteteve online

Facebook do të zgjerojë funksionalitetet e grupeve në mënyrë që të vendosë në qendër të vëmendjes komunitetet online të rrjetit social.

Gjigandi i medias sociale do të testojë grupet në aplikacionin mobil të cilët shfaqen ngjitur me njoftimet kryesore, kërkesat e miqve dhe furnizuesin e lajmeve.

Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i Facebook, i shikon grupet, private dhe publike, si epiqendra e kapitullit të ri të rritjes së kompanisë.

Ai beson se grupet do ti japin kuptim lidhjeve online sesa ndërveprimet me median sociale. Kështu do të adresohet edhe pjesëmarrja në komunitetet offline.

Një seksioni i ri Groups shfaqet në fund të aplikacionit iPhone ngjitur me Settings dhe Notifications prej disa ditësh.

Duke hapur këtë seksion shfaqen të rejat më të fundit nga grupet. Butoni “Discover” shërben për gjetjen dhe kërkimin e komuniteteve të reja. Grupet do të rënditen sipas kategorive si: Argëtim, Ushqim, Sport si dhe do të shfaqen edhe grupe pjesë e të cilave janë miqtë tuaj.

Seksioni përmban edhe një faqe të tretë për të krijuar grupin ose komunitetin tuaj dhe një fushë kërkimi. Ndërsa nuk është hera e parë që rrjeti social teston gjëra të reja, Zuckerberg është shprehur në muajt e fundit se dëshiron që grupet të jenë pjesë qëndrore e rrjetit social.

Në 2014 kompania lançoi një aplikacion më vehte dedikuar grupeve por ndërveprimi ishte i ulët krahasuar me aplikacionet Facebook dhe Messenger. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>