Analiza

Rrjeti social Facebook numëron 1.44 miliard përdores aktivë në muaj

Apr 23 2015
0 Shpërndarje
Rrjeti social Facebook numëron 1.44 miliard përdores aktivë në muaj

facebook_logo_tallNë raportin e ditës së djeshme të të ardhurave të gjigandit të rrjetit social për tre mujorin e parë të 2015, Facebook zbuloi se tashmë ka më shumë se 1.44 miliard përdorues aktivë në muaj ku 1.25 miliard përdorin rrjetin social nga një telefon mobil.

fb_q1_2015_mobile_onlyNga ana tjetër, kompania zbuloi se ka 936 milion përdorues aktivë ditor ku 798 milion shfletojnë në rrjetin social nga një paisje mobile. Kjo do të thotë se 65 % e përdoruesve aksesojnë shërbimin çdo ditë. Një fakt interesant është se ndërsa rritja e rrjetit social po ngadalësohet, të ardhurat që po gjenerohen nga përdoruesit mobil të rrjetit social po rriten fuqishëm. Krahasuar me tre mujorin e fundit të 2014, u vu re një rritje me 55 milion në numrin e përdoruesve mobil aktivë.

fb_q1_2015_monthlyfb_q1_2015_mobilefb_q1_2015_dailyfb_q1_2015_mobile_dailyPërdoruesit mobil tani përbëjnë 40.3 % të numrit total të përdoruesve të rrjetit social. E ky numër vazhdon e rritet dita ditës kjo si pasojë e rritjes së trendit të smartfonëve që do të vazhdojë edhe për shumë kohë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>