Lajmet

Rrjeti social Facebook sjell historitë në aplikacionin kryesor

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
Facebook nuk mundet të ndalojë së kopjuari Snapchat. Në fillim Instagram dhe tani vetë rrjeti social. Rrjeti social Facebook sjell historitë në aplikacionin kryesor Photo Source: Facebook

Përdoruesit e aplikacionit mobil Facebook në Irlandë munden tani që të testojnë këtë funksionalitet, të quajtur Facebook Stories, në iOS dhe Android. Ngjarja u raportua në fillim nga Business Insider.

Funksionaliteti përqendrohet në kamerën e re të Facebook, të ndërtuar brenda aplikacionit, e cila funksionon në mënyrë të ngjashme me atë të Snapchat-it.

Përdoruesit ka mundësi të vendosin filtra në fytyrat e tyre ose të shtojnë etiketime të vendndodhjes tek fotot dhe videot e tyre. Përdoret – njësoj si në Snapchat – duke rrëshqitur gishtin djathtas në aplikacionin mobil.

Përmbajtja mund të shtohen tek historitë që do të dalin në krye të aplikacionin të Facebook, në mënyrë të ngjashme me Historitë që janë në Instagram.

Përdoruesit munden të klikojnë rrethin e shokëve të tyre për të shikuar historitë e tyre, dhe sapo kanë shikuar historinë, ato munden të përgjigjen me një mesazh, njësoj si në Snapchat apo Instragram.

Videot dhe fotot e postuara në Facebook Stories nuk do të paraqiten në Furnizuesin e Lajmeve të një përdoruesit, megjithatë përdoruesit mund të zgjedhin që ta ndajnë historinë edhe aty, gjithashtu.

Facebook Stories planifikohet që të arrijë edhe në vendet tjera, por ne nuk kemi një datë të caktuar se kur do të ndodhë kjo.

Facebook ka pasur shumë sukses me kopjimin e Snapchat. Kompania thotë se 150 milion njerëz përdorin Instagram Stories, numër i cili është afërsisht sa numri total i përdoruesve të Snapchat.

Për shkak se Facebook deklaron se ka më shumë se 1 miliard përdorues, Facebook Stories ka potencial që të zgjerohet më shumë se sa koncepti i historive të përkohshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>