Lajmet

Rrjeti social Google+ , tashmë mbështetje për Chromecast

Aug 13 2014
0 Shpërndarje
Rrjeti social Google+ , tashmë mbështetje për Chromecast

gsmarena_001 (3)Google ka përditësuar aplikacionin Google + për Android, duke i shtuar mbështetjen për Chromecast. Kompania deri tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbi opsionin e ri që e bën Google + një rrjet social më të gjerë.

Mbështetja që tashmë Google + ka për Chromecast do të thotë që përdoruesi të përdorë aplikacionin nëpërmjet televizorit të tij.

Nëpërmjet Chromecast, rrjeti social Google + mund të bëjë që fotot të hapen në madhësi me përmasa të mëdha në televizorin tuaj, së bashku me tekstin përkatës në pjesën e sipërme të saj.

Sipas përdoruesve të këtij opsioni, shikimi i fotove në këtë mënyrë është një eksperiencë e re dhe interesante. Google tashmë po merret që versioni i ri i Google+ të bëhet pjesë e çdo rajoni dhe shteti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>