Lajmet

Rrjeti social i fotografive Flickr solli një ndërfaqe të re në ueb

Feb 14 2015
0 Shpërndarje
Rrjeti social i fotografive Flickr solli një ndërfaqe të re në ueb

flickr-badges-730x276-520x245

Rrjeti social i fotografive në pronësi të Yahoo,Flickr, ka shtuar opsionin Camera Roll në faqen e tij sipas një raporti nga PetaPixel. Ky përditësim aktualisht gjendet në fazën beta dhe në esencë është një ndërfaqe re duke krijuar mundësi për përdoruesit të kërkojnë, organizojnë dhe modifikojë fotot në një mënyrë më të thjeshtuar. Në albumin Camera Roll, tani fotot e përdoruesvee janë të rëndituara sipas datës, pra fillojnë që nga fotot më të fundit e deri tek ato më të vjetrat.

Një përditësim tjetër i rëndësishëm ka të bëjë më shtimin e karakteristikës “timeline”. Kjo do të thotë që nëse përdoruesi klikon në një vit të caktuar përkrah tij i shfaqen 12 muajt e vitit, dhe ai mund të zgjedhë muajin ku mendon se është fotoja që po kërkon. Pra pak a shumë kjo funksionon si në albumin Camera Roll të Apple apo si Timeline në Facebook.

Screen_Shot_2015-02-13_at_8.50.56_PM.0

Ky rrjet social ka kohë që ka mbetur mrapa konkurentëve të tij por me karakteristikat e reja të Camera Roll dhe Timeline ai po bën një hap përpara. Rrjeti i shpërndarjes së fotove kaloi përmes një ridezijnimi pranverën e shkuar kur i shtoi aplikacion të saj për Android dhe iOS disa karakteristika të reja si komentet dhe shpërndarja e fotove. Edhe pse rrjetet sociale të mëdha si Instagram vazhdojnë të rriten me ritme të shpejta, përpjekjet e vazhdueshme të Flickr po e bëjnë atë më konkurues në treg. Camera Roll aktualisht nuk është e disponueshe për përdoruesit por do të mbërrijë në ditët në vijim. (PC World Albanian)

Tags >

Flickr
Lajmet e fundit>