Lajmet

Rrjeti social Instagram publikoi aplikacionin e tij për orën inteligjente Apple Watch

Apr 4 2015
0 Shpërndarje
Rrjeti social Instagram publikoi aplikacionin e tij për orën inteligjente Apple Watch

apple-watch_instagram-100572360-large

Me lançimin e Apple Watch në datën 24 prill, zhvilluesit e aplikacioneve të palës së tretë po nxitojnë të krijojnë aplikacione të reja që do të funksionojnë në këtë veshje elektronike. Instagram bëri publik aplikacionin e saj për orën inteligjente Apple Watch. Rrjeti social në pronësi të Facebook ka postuar një pjesë të kodit Objective C që i ofron zhvilluesve një mënyrë për të përdorur strukturat komplekse të të dhënave të cilat mund të thjeshtësojnë ndërtimin e kodit për përshtatjen e aplikacioneve në ekranin e vogël të Apple Watch.

‘Ne jemi shumë të kënaqur që kemi ndërtuar një ndër aplikacionet e para për platformën Apple Watch dhe përtej kësaj iu kemi ofruar zhvilluesve disa zgjidhje për ti ndihmuar ata ta kenë më të lehtë proçesin e kodimit. Kjo falë teknologjisë me burim të hapur që ne kemi përdorur në Instagram’, shkroi inxhinieri i Instagram, Ryan Nystrom në një email. Aplikacioni Instagram për Apple Watch mund të shfaqë përmbajtje të faqes kryesore; foto dhe video të cilat përdoruesi mund ti pëlqejë apo të komentojë në to me ikona emoji.

Nga ana tjetër, Apple ka ndërtuar një lloj kornize paraprake për të ndërtuar programe për Apple Watch edhe pse kompania paralajmëron se disa nga komandat mund të ndryshojnë para lançimit final të orës. Kodi i përdorur nga Instagram ndryshon nga standartet e softuerit të Apple përsa i përket mënyrës së komunikimit me të dhënat shumë dimesionale apo një përmbajtje të vetme që përfshin disa të dhëna nën të. Instagram deklaron se ajo siguron nëj mënyrë më të thjeshtë për të bërë gjëra si përdorimi i të dhënave për të ndërtuar zgjedhje të shumëfishta në formën e një menuje të renditur.

Instagram nuk është i vetmi që po përpiqet të ndërtojë aplikacione për Apple Watch, pjesa më e madhe e të cilave do të shikohen si zgjerime të aplikacioneve për iPad apo iPhone. Evernote, CityMaper, shërbimi i pasurive të paluajtshme Redfin, SalesForce dhe media prestigjoze The Guardian janë gjithashtu duke përgatitur aplikacionet e tyre për Apple Watch. (PC World Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>