Lajmet

Rrjeti social Keepy ka vetëm 1 vit që është hapur dhe regjistron 500.000 përdorues

Oct 19 2014
0 Shpërndarje
Rrjeti social Keepy ka vetëm 1 vit që është hapur dhe regjistron 500.000 përdorues

screen-shot-2014-10-17-at-4-16-14-pmShefi ekzekutiv i Keepy, Offir Gutelzon ka thënë gjatë një interviste se gjatë këtyre ditëve të fundit ky rrjet social regjistroi përdoruesin e 500.000-të. Ai gjithashtu dha dhe detaje të tjera përsa i përket numrit të përdoruesve ndërkombëtar. Rezulton se 75% e përdoruesve janë nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e tyre realizojnë mesatarisht 31 postime në muaj.

Gutelzon zbuloi se çelësi i suksesit për këtë kompani është pikërisht fakti se është ndërtuar si një grup me tepër familjar e miqësor se sa si rrjetet sociale të tjera. Nuk ka mënyrë më të lehtë për të shpërndarë foto private në rrethin familjar apo të ngushtë shoqëror. Fotot mund të shpërndahen direkt nga Dropbox dhe Facebook.

Nga një studim rezultoi se 60% e përdoruesve të Keepy përdorin një iPhone, ndërsa pjesa tjetër Android, Amazon Fire apo faqen zyrtare online. Së fundmi Keepy po bën përpjekje për tu zgjeruar më shumë dhe si pasojë e kësaj është duke ndërmarrë disa startup-e në Polo Alto. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>