Lajmet

Rrjeti social Path lançon aplikacionin e mesazheve Talk

Jun 22 2014
0 Shpërndarje
Rrjeti social Path lançon aplikacionin e mesazheve Talk

gsmarena_001Kompania që menaxhon rrjetin social Path ka lançuar aplikacionin, i cili shërben për të shkëmbyer mesazhe, foto si dhe video me miqtë tuaj. Ky aplikacion ka emrin Talk dhe ka disa të veçanta nga aplikacionet e tjerë të ngjashme.

Nëpërmjet Talk mesazhet, të cilat ju dërgoni do të ruhen për vetëm 24 orë në server e më pas do të fshihen automatikisht. Nëse miqtë tuaj, me të cilët ju komunikoni më shpesh do të ndodhen afër jush, aplikacioni Talk do t` ju lajmërojë nëpërmjet një mesazhi.

E njëjta gjë ndodh edhe nëse personit me të cilin po bashkëbisedoni po i bie bateria e telefonit. Një opsion tjetër interesant i këtij aplikacioni do të jetë edhe mundësia e rezervimit të një restoranti online. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>