Lajmet

Rrjeti social Pinterest do të ofrojë disa të dhëna të përdoruesve në ndihmë të reklamuesve

Jan 25 2015
0 Shpërndarje
Rrjeti social Pinterest do të ofrojë disa të dhëna të përdoruesve në ndihmë të reklamuesve

_80472937_458513300

Rrjeti social Pinterest po planifikon të nxjerrë disa nga të dhënat e përdoruesve të tij për të ndihmuar reklamuesit të prodhojnë më shumë reklama të shënjestruara për ta. Në një raport për Wall Street Journal, shefi operacional i kësaj firme u shpreh se ai do të fokusohej në disa të dhëna të cilat të drejtonin rreth materialeve që përdoruesit dëshirojnë të blejnë.

Pinterest tashmë ofron reklama të produkteve të cilat janë të bazuara në informacione të limituara, si gjinia apo vendndodhja. Një analist ka thënë se firma nëse dëshiron të rrisë fitimet e saj duhet me patjetër të sjellë më tepër reklamim të shënjestruar përdoruesve.

Nate Elliot nga Forrester Research tha se përdoruesit e këtij rrjeti postojnë gjëra të cilët ata do të ishin të interesuar të zotëronin – dhe ky është një informacion i cili vlen shumë për një reklamues.

Ekzekutivi i Pinterest, Don Faul ka shprehur për Wall Street Journal se fokusi i këtij viti është pikërisht nxjerrja e disa të dhënave, pasi sipas tij Pinterest është përdorur më tepër si një fletore në të cilën përdoruesit mbanin gjërat të cilat dëshironin të blinin, duke u shprehur “ky është një vend ku njerëzit po vijnë për të zbuluar biznese të reja, marka të reja dhe produkte të reja”. Ai tha në konferencën Industry Preview se “Përdoruesit tanë po shprehin në këtë rrjet qëllimet e tyre për të ardhmen. Ata nuk po tregojnë aty këpucët që blenë javën e shkuar, apo vendin ku kaluan pushimet e vitit të kaluar.”

Në tetorin e vitit të kaluar ky rrjet social u vlerësua me 5 miliardë dollarë, por ai ende po kërkon mënyra për gjenerimin e të ardhurave nëpërmjet bazës së të dhënave të përdoruesve të saj të tashmë të shumtë në numër.

(PCWorld Albanian)

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>