Lajmet

Rrjeti social So.cl i Microsoft tani i hapur për të gjithë

May 21 2012
0 Shpërndarje
Rrjeti social So.cl i Microsoft tani i hapur për të gjithë

So.cl, një projekt eksperimental hulumtimi nga Microsoft që kombinon rrjetin social dhe kërkimin për të promovuar mësimin, tani është i hapur për të gjithë shfrytëzuesit e interesuar që t’i bashkohen faqes.

Microsoft deklaroi se faqja e rrjetit social so.cl, nuk ka për synim zëvendësimin e veglave ekzistuese të kërkimit dhe rrjetet sociale.

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=KV3oTAstoRQ’]

Kompania shpreson që studentët do të vazhdojnë të përdorin rrjetet aktuale si Facebook, Twitter dhe LinkedIn si dhe veglat e kërkimit Bing dhe Google.

Microsoft tha se so.cl u ndihmon përdoruesve të gjejnë dhe të ndajnë Ueb faqet e interesit ashtu siç veprojnë studentët kur punojnë në grupe.

Përveç ofrimit të mundësisë për ndarjen e medias përfshirë ndarjen e videove në kohë reale përmes “video parties”, So.cl gjithashtu ndihmon përdoruesit të krijojnë “postime të pasura,” duke bërë montazhë të përmbajtjes vizuele në Ueb.

Lansuar si partnertitet në mes të FUSE Labs në Microsoft Research dhe shkollat e përzgjedhura, duke përfshirë Universitetin e Uashingtonit, atë të Syracuse dhe të Nju Jorkut, So.cl është akoma i pozicionuar si projekt hulumtimi që ka për qëllim mësimin rreth kërkimit social.

Zëdhënësja e Microsoft-it, në një email të dërguar sot tha. “So.cl është një projekt hulumtimi që fokusohet në të ardhmen e përvojave dhe mësimit social, veçanërisht për të rinjtë.”

So.cl përdor Bing për të kërkuar të dhënat përmes API publik, mirëpo nuk është produkt i Bing, tha Microsoft në Ueb faqen e So.cl.

Ai gjithashtu përdor kredencialet e Facebook, mirëpo nuk poston asnjë përmbajtje nga So.cl në profilin tuaj të Facebook. Të gjitha rezultatet e kërkimit, si dhe të dhënat e tjera të postuara në So.cl mund të shikohen nga përdoruesit e tjerë të So.cl. Të dhënat publike të postuara në So.cl do të jenë të disponueshme për përdorim edhe nga entitetet dhe individët tjerë.

Microsoft deklaroi se të dhënat publike mundësojnë një lloj të ri hulumtimi dhe eksperimentimi e që njëherit është edhe synimi kryesor i So.cl. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>