Lajmet

Rrjeti social Vine lancon aplikacionin Vine Kids posaçërisht për fëmijët

Jan 31 2015
0 Shpërndarje
Rrjeti social Vine lancon aplikacionin Vine Kids posaçërisht për fëmijët

vinekids

Vine ka lançuar së fundmi një platformë të re të rrjetit social të quajtur Vine Kids. Bëhet fjalë për një shërbim të sigurt për fëmijët të cilët do të kenë mundësi të luajnë me aplikacione dhe të shikojnë video gjashtë sekondëshe.

Ky aplikacion përzgjedh përmbajtjet të cilat janë të përshtatshme për fëmijët. Ndërfaqja është ndërtuar në një mënyrë të tillë që të jetë argëtues për fëmijët. Saherë që prekni mbi ekran, automatikisht do të luhen në background tingujt të ndryshëm. Nëse tërhiqni nga e majta ose e djathta me gishtin tuaj tregues, do të shfaqen përmbajtje të reja të rrjetit social Vine.

Vine është një platform që në pronësi të Twitter, ku mund të krijohen dhe postohen video të animuara të cilat mund të shpërndahen, të pëlqehen apo të komentohen. Së fundmi Vine ka shtuar opsione në ndihmesë të përdoruesve që kërkojnë të zbulojnë përmbajtje të reja. Por duke kërkuar në kanale të ndryshme ka një mundësi që fëmijët të përballen me përmbajtje jo të përshtatshme. Aplikacioni Vine Kids e zgjidh këtë problem. Aplikacioni bën të mundur që prindërit të kontrollojnë përmbajtjet që fëmijët e tyre shohin.

Lajmet e fundit>