Biznes

Rrofsh sa malet, Steve Jobs

Feb 19 2011
0 Shpërndarje
Rrofsh sa malet, Steve Jobs

Së paku shpresojmë të mos jetë kështu sepse një gjeni i këtillë që krijoi revolucione në tregun e teknologjisë informative lind rrallë. National Enquirer më herët gjatë javës shkaktoi reagime të shumta nëpër medie kur shfaqi një artikull me “foto shokuese” të një Steve Jobsi të sëmurë me kancer. Artikulli u bazua në bazë të komenteve të një mjeku që nuk ka trajtuar apo shikuar Josin, i cili spekuloi thjeshtë në bazë të fotografive se Jobs mund të ketë vetëm edhe gjashtë javë pë të jetuar.

Por pavarësisht kësaj, Jobs ishte në mesin e disa prej ekzekutivëve më të lartë të teknologjisë në takim me presidentin Barack Obama, përfshirë edhe CEO-në e Oracle, Larry Ellison, atë të Google Eric Schmidt dhe të Facebook, Mark Zuckerberg.

Megjithatë ende ka pyetje të pranishme në skenë në lidhje me të ardhmen e Apple. Shëndeti i Jobs, që është trajtuar nga kanceri i pankreasit në vitin 2004 dhe ka pasur një transplantim të veshkës në vitin 2009, vie në pyetje një muaj pasi ikona  teknologjike, që ishte lider prapa iPhone, iPad dhe iPod, mori pushim mjekësor pas datës 17 janar.

Investitor të ndryshëm e cilësojnë këtë gjë si shenjë jo të mirë për shkak se sipas tyre, njerëz si Jobs në fakt janë arsyeja pse një kompani si Apple ekziston. Por në anën tjetër askush nuk ka konfirmuar raportin e National Enquirer dhe nuk ka përmendur mundësinë që Steve Jobs  të ketë edhe pak kohë për të jetuar.

Takimi me Obamën

Gjatë takimit me Obamën, Jobs ishte në anën e majtë të tij dhe thuhet se ka diktuar disa gjëra interesante në lidhje me produktet e ardhshme të Apple. Prania e tij në këtë darkë padyshim që është një shenjë e mirë dhe tregon që Jobs nuk është në situatë aq të keq dhe ndoshta është i dobët me shëndet për shkak se trupi i tij po reagon ndaj ndonjë terapie. Por ne shpresojmë se do të shërohet shumë shpejt dhe do të rikthehet aty ku e meriton dhe ku i duhet industrisë së teknologjisë informative.

Nuk ka iPhone Mini

Pasi jemi  tek Apple të sqarojmë edhe një gjë. Nuk do të ketë iPhone Mini. New York Times ka raportuar se Apple nuk po punon në këtë drejtim, por në anën tjetër po koncentrohet me një iPhone 5 që ka gjasa të ketë më pak memorie dhe kamerë me një kualitet paksa më ndryshe, që në fakt thuhet se do të mundësojë që në treg të ofrohet një iPhone më i lirë…

Lajmet e fundit>