Biznes

Rrogat për IT-në në SHBA, 15 postet me rritjen më të madhe në 2013

Nov 12 2012
0 Shpërndarje
Rrogat për IT-në në SHBA, 15 postet me rritjen më të madhe në 2013

Disa poste në IT do të përfitojnë rritje rroge vitin që vjen, sipas të dhënave të kompanisë së specializuar për rekrutime dhe kompletime stafesh, Robert Half Technology.

Në krye të listës, bazuar në përqindjen e fitimeve, janë zhvilluesit e aplikacioneve për celularë dhe inxhinierët e rrjeteve wireles, të cilët mund të presin deri në 9% dhe 7.9% rritje rroge përkatësisht. Kjo kompani ka ekzaminuar më shumë se 70 poste në udhërrëfyesin e saj vjetor për rrogat e profesionistëve të teknologjisë në SHBA.

Kompensimi bazë për profesionistët e IT-së pritet të rritet mesatarisht me 5.3% vitin që vjen. Por 15 postet me më shumë rritje mes vitit 2012 dhe 2013 do të jenë:

1. Zhvilluesit e aplikacioneve për celularë:

Rroga e vitit 2012 varion nga 85,000 në 122,500$. Për vitin 2013 do të jetë nga 92,750 në 133,500$. Rritja neto është 9%.

2. Inxhinierët e rrjeteve wireless

Rroga e vitit 2012 varion nga 79,250 në 108,500$. Për vitin 2013 do të jetë nga 85,500 në 117,000$. Rritja neto është 7.9%.

3. Inxhinierët e rrjeteve

Rroga e vitit 2012 varion nga 75,000 në 107,750$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 80,750 në 116,250$. Rritja neto është 7.8%.

4. Modelues të dhënash

Rroga e vitit 2010 varion nga 85,500 në 117,750$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 92,000 në 126,750$. Rritja neto është 7.6%.

5. Administrator portali

Rroga e vitit 2012 varion nga 80,500 në 106,500$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 86,500 në 114,500$. Rritja neto është 7.5%.

6. Menaxhues i databazës

Rroga e vitit 2012 varion nga $101,250 në $135,750. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga $108,750 në $145,750. Rritja neto 7.4%.

7. Analist i inteligjencës së biznesit

Rroga e vitit 2012 varion nga 87,750 në 123,500$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 94,250 në 132,500$. Rritja neto është 7.3%.

8. Zhvillues superior web-i

Rroga e vitit 2012 varion nga 85,750 në 118,500$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 92,000 në 127,250$. Rritja neto është 7.3%.

9. Zhvillues web-i

Rroga e vitit 2012 varion nga 61,250 në 99,250$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 65,750 në 106,500$. Rritja neto është 7.3%.

10. Arkitekt rrjeti

Rroga e vitit 2012 varion nga 95,500 në 137,000$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 102,250 në 146,500$. Rritja neto është 7%.

11. Menaxhues rrjeti

Rroga e vitit 2012 varion nga 82,750 në 114,500$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 88,500 në 122,500$. Rritja neto është 7%.

12. Arkitekt të dhënash

Rroga e vitit 2012 varion nga 97,500 në 134,250$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 104,250 në 143,500$. Rritja neto është 6.9%.

13. Analist i sigurisë së të dhënave

Rroga e vitit 2012 varion nga 89,000 në 121,500$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 95,000 në 129,750$. Rritja neto është 6.8%.

14. Inxhinier softueri

Rroga e vitit 2012 varion nga 78,250 në 119,500$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 83,500 në 127,750$. Rritja neto është 6.8%.

15. Administrues rrjeti

Rroga e vitit 2012 varion nga 58,750 në 87,250$. Rroga e vitit 2013 do të jetë nga 62,750 në 93,250$. Rritja neto është 6.8%. (PCWorld Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>