Ja se si

Rruga më e shpejtë për të mbyllur të gjitha programet në Windows

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Rruga më e shpejtë për të mbyllur të gjitha programet në Windows

A keni nevojë që ta ndalni me shpejtësi një PC? Thjesht, këtu do të shihni dy shkurtesa me tastierë që do të mund të ju kursejnë kohë dhe nuk është nevoja për të përdorur miun.

Mbyllni të gjitha programet

Një varg pak i njohur i tasteve do të ndalë të gjitha programet aktive përnjëherë.

Prekni Ctrl+Alt+Delete dhe pastaj Alt+T për të hapur tabin Applications të Task Manager. Prekni shigjetën e poshtme dhe pastaj klikoni Shift+shigjetën e poshtme për të përzgjedhur të gjitha programet e listuara në dritare. Kur të gjitha programet të jenë përzgjedhur, shtypni Alt+E, pastaj Alt+F dhe në fund x për të mbyllur Task Managerin.

Nëse shqetësoheni rreth të mbajturit në mend të këtyre shkurtesave, shtypni tastin Alt për të paraqitur nënvijën poshtë shkronjës që duhet të shtypet për të aktivizuar çdo opsion.

Ka më tepër se një rrugë për të ndalur PC-në tuaj

Në fund të një dite të gjatë e të lodhshme në punë, veprimi juaj i fundit mund të jetë që të prekni butonin për ndezje/fikje në PC për ta ndalur atë. Ju mund ta bëni ndryshe këtë gjë duke klikuar Start > Shut Down.

Por është edhe një rrugë për të ndalur sistemin tuaj pa i larguar duart nga tastiera: në Windows 7, shtypni tastin Windows, pastaj shigjetën e djathtë dhe pastaj shtyp Enter; në Vista, shtyp tastin Windows, pastaj shigjetën e djathtë tri herë dhe pastaj shtyp tastin U; në XP, shtyp tastin Windows, pastaj tastin U dy herë.

Windows mund të ju kërkojë që të ruani ndonjë skedar përpara se të bëhet mbyllja e ndonjë aplikacioni i cili është duke e përdorur atë skedar, njësoj sikur e bën këtë gjë kur e shtypni butonin për ndalje ose klikoni “Shut down” në menunë Start.

Njësoj edhe për përdoruesit e Mac-ut: Hapni dritaren për ndalje duke shtypur Control+Eject; aktivizoni formën “sleep” duke shtypur Option+Command+Eject; mbyllni të gjitha aplikacionet dhe rifilloni makinën tuaj duke shtypur Control+Command+Eject ( ju do të pyeteni që të ruani ndryshimet për dokumentet e hapura); mbyllni të gjitha aplikacionet dhe ndaleni duke shtypur Control Option+Comamnd+Eject (sërish, do të pyeteni për të ruajtur ndryshimet për dokumentet e hapura).

Mbajeni në mend që disa organizata duan që ta keni kompjuterin tuaj të ndezur sepse përditësimet dhe “backupat” mund të jenë planifikuar për t’u bërë në mes të natës. Ju mund të ndërroni butonin për fikje të sistemit duke e bërë që në vend për t’u ndalur të bëhet hibernate ose standby përgjatë opsioneve për fuqizim në Windows.

Për t’i hapur këto opsione në Windows, shtypni butonin Windows, shkruani “power options” dhe shtypni Enter. Klikoni “Choose what the power buttons do” në panelin e majtë, klikoni menynë afër “When I press the power button” dhe bëjeni përzgjedhjen tuaj: Shut Down, Hubernate, Sleep ose Do Nothing. (PC World Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>