Lajmet

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards III drejt finalizimit të një tjetër viti të suksseshëm

Mar 26 2015
0 Shpërndarje
Rrugëtimi i Albanian ICT Awards III drejt finalizimit të një tjetër viti të suksseshëm

Data 11 Shkurt shënoi startin e garës mbarëkombëtare Albanian ICT Awards ku shtëpia botuese ICTSmedia gjatë një takimi mbajtur në qendrën Protik shpalli të hapur këtë konkurs dixhital tashmë pjesë e jona që prej tre vitesh.

Menjëherë pas hapjes së aplikimeve, organizatorët e Albanin ICT Awards mbajtën takimet e para me aplikantë potencialë në qendra trajnimi dhe hulumtimi, në Universitete, në shkolla profesionale duke kulmuar me forumin e hapur mbajtur në Prishtinë me profesionistët e IT-së në mbarë Kosovën, një takim ky i cili gëzoi gjithë mbështetjen e Autoritetit të Shoqërisë së Informacionit.

FOTOT

Gjithsej janë organizuar 15 takime ku i pari për edicionin e tretë të Albanian ICT Awards u mbajt në Prishtinë dhe pikërisht në Kolegjin Riinvest të Prishtinës. Më pas pasuan takimet në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, Shkollën e Mesme Profesionale të Kamzës, Universitetin Epoka, Institutin Kanadez të Teknologjisë, Shkollën e Mesme Profesionale “Gjergj Canco”, Universitetin Bedër, Shkollën Austriake “Herman Gmeiner”, Universitetin për Biznes dhe Teknologji, Qendrën Bonevet, Universitetin AAB, Kolegjin Universitar Universum dhe Qendrën Prishtina HackerSpace.ASHI

Duke filluar nga data 16 Shkurt, të gjithë adhuruesit e teknologjisë kishin mundësi të aplikonin në konkursin mbarëkombëtar. Aplikimet do të mbyllen në datë 31 Mars, ndërsa mbrëmja gala gjatë së cilës do të nderohen me çmime edhe fituesit e këtij konkursi do të mbahet të premten e fundit të muajit Prill. Risi e edicionit të III-të të Albanian ICT Awards janë dy çmime të reja: ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit dhe ICT Femra Inovatore e vitit ku çmimi i fundit është një kategori e sugjeruar nga vetë kryeministri i Shqipërisë një vit më parë në mbrëmjen Gala të eventit të 25 Prillit. Pesë kategoritë e tjera tradicionale janë: ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit, ICT Ylli në ngritje i vitit.

FOTOT2Rrugëtimi i Albanian ICT Awards III vijon edhe me dy takime të tjera të rëndësishme me studentët e Universitetit të New York-ut në Tiranë ditën e sotme dhe forumin e hapur me profesionistët e IT-së në mbarë Shqipërinë me datë 27 Mars si dhe finalizimin e takimeve do të shënojë Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë ditën e Hënë.

Të gjithë të interesuarit, për informacion apo për aplikimet mund vizitojnë faqen zyrtare të Albanian ICT Awards në www.ictawards.org. Ju kujtojmë se afati i fundit i aplikimeve është data 31 Mars ora 00:00. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>