Lajmet

Rrugicën Diagon Alley të Hari Poter mund ta eksploroni tashmë me Google Street View

Jul 6 2013
0 Shpërndarje
Rrugicën Diagon Alley të Hari Poter mund ta eksploroni tashmë me Google Street View

Dyqanet e rrugicës së Diagon Alley në Harry Potter janë shtuar në Google Maps Street View. Sigurisht, nuk është harta magjike e librave që t’ju udhëzojë, por eksplorimi bëhet në setin e studiove të Warner Bros në Londër.

Në Street View mund të shihni imazhe 360 gradë të dyqanit të shkopave magjikë të Olivanderit, të dyqanit të shakave Uesli si dhe farmacisë së Z. Malpeper.

Seti i Diagon Ally sjell në jetë imazhin e dyqaneve të paraqitura në shtatë seritë legjendare të Hari Poter, shkruar nga shkrimtarja e famshme angleze J.K.Rowling, të cilat u realizuan në tetë filma nga studiot Warner Bros.

Këta të fundit kanë deklaruar se për krijimin e Diagon Ally në filma u deshën fillimisht tre muaj dhe më pas gjashtë muaj të tjerë për të krijuar 20 000 produktet që janë vendosur në raftet e dyqaneve.

Diagon Alley mund ta eksploroni vetë në Google Maps. Është një përvojë argëtuese dhe e veçantë për adhuruesit e Hari Poter. Ndoshta Hari, Roni dhe Hermiona nuk do të kishin humbur asnjëherë nëse rrugica do të ishte shtuar më parë në Google Maps. (PCWorld Albanian)

DiagonAlley

Lajmet e fundit>