Lajmet

Ruani fotot dhe videot me veçorinë më të fundit të Instagram

Dec 14 2016
0 Shpërndarje
Ruani fotot dhe videot me veçorinë më të fundit të Instagram

instagram-bookmarkVijon implementimi i veçorive të reja në Instagram ndërsa ditën e sotme rrjeti social i fotografive shtoi një funksion nëpërmjet të cilit mund të ruani foto apo video interesante që keni hasur gjatë shfletimit.

Kjo do të jetë padyshim e dobishme sidomos për ata të cilët kanë nevojë për një referencë për lexim të mëvonshëm për përmbajtjeve por nuk mund të mbajnë mend kush e ka publikuar.

Sapo të hapni aplikacionin në foton e parë që ju shfaqet do të vëreni një ikonë “Bookmark” e cila do të jetë pjesë e çdo postimi. Askush tjetër përveç jush nuk mund ti shohë ato foto apo video që keni ruajtur.

Mundësia për të ruajtur postimet të Instagram duket një veçori e marrë borxh këtë herë nga Pinterest dhe jo Snapchat siç ka bërë Facebok kohët e fundit. Veçoria është e disponueshme në versionin 10.2 të aplikacionit Instagram në Android dhe iOS. (PCWorld Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>