Lajmet

Ruani Voicemail-in në Google Drive me një skript

Jul 14 2014
0 Shpërndarje
Ruani Voicemail-in në Google Drive me një skript

abvijuovodmar1zmlpskGoogle Voice është një mënyrë e shkëlqyer për të arkivuar mesazhe me zë, por ju duhet manualisht të shkarkoni porositë, nëse doni t’i mbani ato më gjatë. Në vend të kësaj, ju mund ta provoni këtë mënyrë për ta bërë ruajtjen automatike të tyre në llogarinë tuaj në Google Drive.

Amit Agarwal nga Digital Inspiration tregon për një skript të dobishëm që do ta automatizojë procesin për ju. Ju ose mund ta përdorin vetë kodin ose ta instaloni aplikacionin e tij.

Sa herë që e merrni një porosi me zë në Google Voice, aplikacioni etiketon porosinë si një MP3 dhe e ruan audion në një folder në Google Voice në Google Drive. Për dallim nga emri i shifruar të cilin ia shoqëron Google Voice porosive të shkarkuara, skedarët mp3 nga ky aplikacion do ta kenë numrin e telefonit të thirrësit dhe datën dhe kohën e thirrjes në titull.

Shkoni këtu për të parë hollësitë se si ta bëni instalimin e tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>