Vecuara

Run Keeper heq dorë nga Windows Phone dhe Symbian

May 23 2012
0 Shpërndarje
Run Keeper heq dorë nga Windows Phone dhe Symbian

Ekipi që zhvilloi RunKeeper, aplikacionin e njohur për përcjelljen e aktiviteteve sportive, hoqi dorë nga zhvillimi i versionit për Windows phone dhe platformën Symbian.

Duke marrë parasysh se shumica e përdoruesve të këtij shërbimi përdorin pajisjet Iphone ose Android, ekipi i RunKeeper  mendoi se është bërë e pakuptimtë mbështetja për vetëm 1.5% të përdoruesve që përbëjnë totalin e përgjithshëm të përdoruesve të Windows Phone dhe Symbian-it.

Aplikacioni RunKeeper është tërhequr nga “dyqanet online” Windows Phone Market Place dhe Nokia Store, por nëse ju e keni të instaluar tashmë këtë aplikacion, mund ta përdorni ende pa asnjë problem.

Natyrisht, mos prisni ndonjë rifreskim të këtij versioni ose ndonjë mbështetje.

Siç thotë proverbi: “Me një lule nuk vjen pranvera”, është e pamundur të injorohet fakti se kjo është edhe një goditje (simbolike) për Microsoft-in dhe projektin e Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>