Lajmet

Rusi, bankat kanë humbur 17 milion dollarë nga sulmet e hakerave në 2017

Feb 13 2018
0 Shpërndarje
“Mbi 240 organizata kredituese janë goditur, 11 prej të cilave janë hakuar. Shuma e vjedhur është mbi 1 miliard rubla” tha Dimitry Skobelkin. Rusi, bankat kanë humbur 17 milion dollarë nga sulmet e hakerave në 2017

Hakerët vodhën mëse 1 miliard rubla (17 milion dollarë) nga bursa Ruse duke përdorur mjetin e testimit të sigurisë Cobalt Strike në 2017-ën raportoi një zyrtar i Bankës Qendrore.

Rusia është vendosur në qendër të sulmeve për krimet kibernetike pas raportimeve se hakera të mbështetur nga Moska kanë goditur në disa sulme Evropën dhe SHBA-të, akuza të cilat Kremlini i ka mohuar vazhdimisht.

“Mbi 240 organizata kredituese janë goditur, 11 prej të cilave janë hakuar. Shuma e vjedhur është mbi 1 miliard rubla” tha Dimitry Skobelkin.

Cobalt Strike është një mjet për testimin e sigurisë së mbrojtjes kibernetike të organizatave. Ai është përdorur në disa raste nga hakerat për të sulmuar bankat në Rusi dhe Evropë.

Skobelkin tha se banka qendrore Ruse kishte dërguar paralajmërime për të paktën 400 organizata të vëna në shënjestër. /PCWorld Albanian

Tags >

Rusi
Lajmet e fundit>