Siguri

Rusia arreston hakerët që kanë arritur të vjedhin 9 milion dollarë

Mar 22 2010
0 Shpërndarje
Rusia arreston hakerët që kanë arritur të vjedhin 9 milion dollarë

Sipas Financial Times, të arrestuarit pas një aksioni të FBI-së,  janë Viktor Pleshchuc, Sergei Tsurikov, Oleg Covelin dhe një tjetër haker i paemëruar.

Sulmi në bankomatët e RBS (Royal Bank of Scotland) ka përfunduar me tërheqje në vlerë prej mbi 9 milion dollarë, në mbi 2.100 ATM anembanë botës brenda vetëm 12 orëve. Kjo ishte arritur përmes sulmit të kryer në enkriptimin e të dhënave të kartelave të pagave të përdorura nga punëtorët e RBS WorldPay.

Arrestimi ka ardhur në momentin kur Rusia paralajmëroi një shkatërrim të cyber-krimeve. Prej 1 prillit, secili që regjistron një domen .ru do të duhet të ofrojë një kopje të pasaportës së tyre. Të gjitha bizneset duhet të ofrojnë letra shtesë për regjistrim legal.

Ekspertët e sigurisë kanë bërë të ditur se Rusët janë duke ndjekur shembullin e Kinës, të cilët kanë shpalosur kontroll të ngjashëm më herët gjatë këtij viti. “Në janar ne vështruam 15% deri në 20% të të gjitha URL-ve në mesazhe spam të cilat ishin .cn dhe pothuajse 1 deri në 2 për qind ishin Ruse” tha analisti i sigurisë pranë Symantec, Candid Wueest. “Së fundi po shohim se 30 deri në 40 përqind të URL-ve janë nga Rusia dhe vetëm 1% janë .cn”.

Megjithatë Weest paralajmëron se rregullat Ruse vetëm do të shtyjnë problemin diku tjetër. “Për fat të keq, unë mendoj se si rezultat do të kemi vetëm ndërrimin në një vend tjetër. I radhës mund të jetë Vietnami apo ndonjë tjetër shtet i parregulluar” tha ai.

Një raport i publikuar nga Sophos tregoi se Rusia pozicionohej në vendin e dytë për sa i përket hostit më të madh të malware, me gjithsej 12.8% të faqeve të tilla në këtë vend.

Lajmet e fundit>