Lajmet

Rusia bllokon disa uebfaqe ukrainase me pretendimin e nxitjes së veprimtarisë terroriste

Mar 5 2014
0 Shpërndarje
Rusia bllokon disa uebfaqe ukrainase me pretendimin e nxitjes së veprimtarisë terroriste

12269476496_241f663a42_cNdërkohë që Rusia po vijon me ndërhyrjen ushtarake në Ukrainën që është ende në tronditje nga revoltat e ngjashme me një luftë civile, autoritetet ruse tashme kanë bllokuar deri tani 13 faqe interneti ukrainase në rrjetin social rus, Vkontakte. Zyra e Përgjithshme e Prokurorit në Rusi ka urdhëruar agjencinë që mbikëqyr mediat sociale që të bllokojë një listë faqesh disidente, duke i akuzuar ato për “inkurajimin e aktivitetit terrorist” sipas agjencisë Ascociated Press.

Presidenti Obama ka komentuar mbi ndërhyrjen ushtarake ruse në Gadishullin e Krimesë në jug të Ukrainës si një dhunim i ligjit ndërkombëtar, duke kërcënuar me sanksione diplomatike dhe ekonomike. Ndërhyrja e Rusisë vjen pas largimit të presidentit Viktor Yanikovych, i njohur si një mbështetës i Rusisë.

Bllokimi i faqeve duket se është vetëm fillimi i planit të Rusisë. “Forcat ruse që kanë ndërhyrë në Krime po hakojnë telefonët celular të qytetarëve duke dëmtuar lidhjen e internetit në të gjithë gadishullin dhe në një pjesë tjetër të Ukrainës.”

Për shkak të ndërhyrjeve jo shumë të sofistikuara dhe dashakeqe të rusëve, një numër shërbimesh nga operatorët telefonikë nuk janë më të disponueshme dhe një numër i portaleve të administrimit lokal në Krime janë bllokuar.

Nga Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë në departamentin IT në OKB fjalët që vijnë janë që në një konflikt ushtarak, sulmet kibernetike do të përdoren për të degraduar aftësinë e forcave të pushtuara, për t’u bashkërenduar dhe për të operuar bashkë. Kështu, një komb sulmues si Rusia do ta kishte më të lehtë pushtimin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>