Blog

Rusia dhe SHBA-ja në bisedime për krijimin e një grupi të përbashkët të sigurisë kibernetike: RIA

Jul 20 2017
0 Shpërndarje
Rusia tha javën e kaluar se Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë diskutuar formimin e një grupi të përbashkët për sigurinë kibernetike. Rusia dhe SHBA-ja në bisedime për krijimin e një grupi të përbashkët të sigurisë kibernetike: RIA

Moska dhe Washingtoni janë në bisedime për të krijuar një grup të përbashkët i cili do të merret me çështjet e sigurisë kibernetike raportoi agjencia Ruse e lajmeve RIA duke cituar delegatin special të sigurisë kibernetike Andrey Krutskikh.

Rusia tha javën e kaluar se Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë diskutuar formimin e një grupi të përbashkët për sigurinë kibernetike.

Svetlana Lukash, një zyrtare Ruse e cila ishte pjesë e Samitit të G20-ës në Hamburg, tha në fillim të këtij muaji se Presidenti Rus dhe ai Amerikan kanë rënë darkord për diskutimin e çështjeve të sigurisë kibernetike ose përmes Kombeve të Bashkuara ose si pjesë e një grupi pune.

Por sipas agjencisë së lajmeve Reuters e cila ka kontaktuar me agjencitë Amerikane dhe Evropiane të inteligjencës, asnjëra prej tyre nuk është përfshirë në bisedime.

Sipas agjencisë e cila citon një zyrtar anonim, bashkëpunimi në sigurinë kibernetike mes Rusisë dhe SHBA-ve është një endërr.

Afro dy javë më parë Donald Trump shkruante në rrjetin social Twitter se kishte diskutuar në Samitin e G20-ës ngritjen e një qendre speciale të sigurisë kibernetike me Rusinë.

Por pas kritikave të ashpra edhe nga vetë senatorët e tij Republikan, Trump bëri një hap prapa me një tjetër deklaratë nga rrjeti i tij social i preferuar duke thënë:

“Fakti që diskutova me Putin një qendër së sigurisë kibernetike, nuk do të thotë se ajo tashmë është një realitet.”

Lajmet e fundit>