Lajmet

Rusia fshihet pas sulmit kibernetik me ransomware Petya

Jul 3 2017
0 Shpërndarje
Firmat ukrainase ishin të parat që raportuan probleme me një maluer ditën e Marte. Moska zyrtare ka mohuar çdo akuzë duket i quajtur të pabaza. Rusia fshihet pas sulmit kibernetik me ransomware Petya

Ukraina tha se ka prova se pas sulmit kibernetik të javës së kaluar me ransomware Petya fshihen shërbimet Ruse të sigurisë.

Agjencia Ukrainase e Inteligjencës, SBU, tha se ka informacione që tregojnë burimin e sulmit kibernetik të javës së kaluar por edhe atij të Dhjetorit që la ish vendin sovjetik pa energji elektrike për disa orë.

Firmat ukrainase ishin të parat që raportuan probleme me një maluer ditën e Marte. Moska zyrtare ka mohuar çdo akuzë duket i quajtur të pabaza.

Virusi, i cili shkakoi trazira në sistemet kompjuterike në mbarë botën duke ngrirë kompjuterat dhe kërkuar vlerë monetare për zhbllokimin e tyre, është i pamundur të gjurmohet.

Megjithatë sulmi goditi edhe firma të rëndësishme Ruse, duke nxitur hulumtuesit e sigurisë të besojnë se pas tij fshihet Kremlini.

Sipas shërbimeve sekrete të Ukrainës, ransomware ishte thjesht për të mbuluar qëllimin kryesore të sulmit i cili kishte për synim destabilizimin politik të Ukrainës.

Gjatë sulmit u prekën 150 kompani brenda 24 orëve. Virusi Petya vjen pas WannaCry i cili preku 200 shtete të botës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>