Lajmet

Rusia kërcënon me bllokim aplikacionin Telegram

Jun 23 2017
0 Shpërndarje
Rusia dhe aplikacionet e komunikimit përfshirë rrjetet social nuk kanë patur marrëdhënie të mira në të kaluarën. Rusia kërcënon me bllokim aplikacionin Telegram

Autoriteti rregullator Rus Roskomnadzor akuzoi ditën e Premte aplikacionin Telegram për shkelje të ligjeve Ruse duke thënë se mund të bllokohet një të ardhme të afërt nëse nuk ofron informacion për autoritetet dhe ata që kontrollojnë Telegram.

Në një letër publike, shefi i Roskomnadzor Alexander Zharov thoshte se koha për Telegram po mbaron dhe duhet të ofrojë menjëherë informacion.

Rusia dhe aplikacionet e komunikimit përfshirë rrjetet sociale nuk kanë patur marrëdhënie të mira në të kaluarën.

Muajin e kaluar autoritet bllokuan qasjen në aplikacionin popullor Kinez WeChat. Shefi i Roskomnadzor tha se WeChat u bllokua sepse nuk kishte dhënë informacione të kontaktit për tu regjistruar në regjistrat Rusë të informacionit në internet.

Sakaq vitin e kaluar Rusia bllokoi qasjen në Linkedin me arsyetimin se Linkedin shkel ligjet Ruse të privatësisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>