Lajmet

Rusia i kërkon Apple të heqë Telegram nga App Store

May 31 2018
0 Shpërndarje
Dega e censurës gjithashtu thotë se është në bisedime me Google për të ndaluar aplikacionin nga Google Play. Rusia i kërkon Apple të heqë Telegram nga App Store

Aplikacioni i mesazheve,Telegram u ndalua në Rusi në muajin prill,por deri më tani është ende në dispozicion në versionin rus në App Store të Apple.Si një masë tjetër ndaj ndalimit të plotë të Telegram,Rusia tani është duke i kërkuar Apple të heqë aplikacionin nga App Store dhe ta bllokojë atë nga dërgimi i njoftimeve tek përdoruesit lokalë,siç raportohet nga Wccftech. Në një letër,mesa duket me detyrim  ligjor për Apple,autoritetet thonë se po i japin kompanisë një muaj kohë që të veprojnë para se të zbatojnë dënimin për shkelje.

Aplikacioni me bazë në Moskë  shfaqi probleme në Prill për refuzimin e shpërndarjes së çelësave të tij të enkriptimit me Shërbimin Federal të Sigurisë në Rusi.Një vendim gjyqësor e bllokoi Telegram derisa aplikacioni të jepte çelësat, duke përmendur kërcënimin e kriminelëve dhe terroristëve duke përdorur platformën e koduar për komunikim.

Pastaj në fillim të Majit,Rusia bllokoi 50 shërbime VPN dhe anonimizues të internetit për të kufizuar më tej qasjen në Telegram.Por,përkundër këtyre përpjekjeve,shumica e përdoruesve në Rusi ende po hyjnë në aplikacion,njoftoi dje dega e censurës së Kremlinit, Roskomnadzor.

Vetëm 15 deri në 30% e operacioneve të Telegram janë ndërprerë deri më tani,duke nxitur Rusinë që të drejtohet nga Apple për të ndihmuar për mbylljen e aplikacionit. Dega e censurës gjithashtu thotë se është në bisedime me Google për të ndaluar aplikacionin nga Google Play.

Ndërsa Apple ka shprehur mbështetjen e saj për enkriptimin dhe të dhënat e sigurta në të kaluarën,ka bërë edhe lëshime për kërkesat lokale.Në Kinë,kompania ka tërhequr aplikacionet VPN nga dyqani dhe ka lëvizur operacionet e tij iCloud në një firmë lokale që ka lidhje me qeverinë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>