Lajmet

Rusia nënshkruan paktin ndërkombëtar të privatësisë

May 16 2013
0 Shpërndarje
Rusia nënshkruan paktin ndërkombëtar të privatësisë

Rusia gjatë ditës së mërkurë ndërmori një hap përpara në mbrojtjen e të dhënave private duke ratifikuar të ashtuquajturën Konventën 108, të vendosur në vitin 1981 dhe të lidhur ligjërisht në 45 shtete.

Konventa ishte vendosur për të mbrojtur privatësinë e qytetarëve privatë.

Ajo ka të bëjë me rregulla që sigurojnë që të dhënat të përpunohen siç duhet dhe përgjatë procedurave të parashikuara me ligj, për një qëllim të caktuar: ai informacion jo për më tepër se sa që kërkohet për këtë qëllim; dhe ata individë kanë të drejtën që të kenë qasje, të rregullojnë ose fshijnë të dhënat e tyre.

Shteti nënshkruesi duhet po ashtu të vendos një autoritet të pavarur për të siguruar pajtueshmëri me principet për mbrojtjen e të dhënave për të ndihmuar në parandalimin e ndonjë abuzimi.

Vendimi për të implementuar konventën ishte dërguar tek Këshilli i Evropës (KiE) nga Përfaqësuesi i Përhershëm dhe Ambasadori i Federatës Ruse në Këshillin e Evropës, Alexander Alekseev. Ai do të hyjë në fuqi më 1 shtator, duke e bërë Rusinë anëtarin e 46-të të konventës.

Sipas KiE-së, teksti është i hartuar në një stil neutral teknologjik dhe ka potencialin për t’u bërë një standard global pavarësisht përparësive teknologjike.

Sidoqoftë, ai për momentin është duke u përditësuar për t’u siguruar që principet e veta për mbrojtje të të dhënave janë ende të vlefshme për veglat dhe praktikat e reja. (PCWorld Albanian)

privatcy

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>