Lajmet

Rusia po planifikon Wikipedia-n alternative

Nov 17 2014
0 Shpërndarje
Rusia po planifikon Wikipedia-n alternative

_78999152_78999151Suksesi i Wikipedia-s ka qenë i padiskutueshëm që nga themelimi në vitin 2001. Por Rusia po planifikon një version alternativ të Wikipedia-s, bëhet e ditur nga Biblioteka Presidenciale e vendit.

Në një deklaratë thuhet se kjo iniciativë ka për qëllim ofrimin e informacionit më të mirë për sa i përket shtetit Rus, pasi ata nuk janë të kënaqur me atë informacion që ofrohet nga Wikipedia. Në analizë thuhet se Wikipedia “nuk ka mjaftueshëm informacion të detajuar dhe të besueshëm në lidhje me rajonet e Rusisë apo mënyrën e jetesës së vendit”.

Janë mbledhur më shumë se 50,000 libra dhe dokumente për ta bërë portretizimin e Rusisë sa më objektiv dhe të saktë, vazhdohet në këtë analizë. Por këtij sajti të ri i duhet të bëjë goxha punë, duke qenë se Wikipedia është uebfaqja e gjashtë më e vizituar në botë, dhe Rusia ka më shumë se një milion entries. Kjo lëvizje ka ardhur në mes të rritjes së kontrollit në internet nga autoritetet ruse. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>