Blog

Rusia propozon një projektligj për rregullimin e monedhave kriptografike

Dec 22 2017
0 Shpërndarje
Lajmi u konfirmua edhe nga RIA dhe citon ligjvënësin Anatoly Aksakov i cili drejton Komitetin e Tregjeve Financiare në Parlament. Rusia propozon një projektligj për rregullimin e monedhave kriptografike

Një projekligj për rregullimin e monedha kriptografike pritet të prezantohet javën e ardhshme në Rusi raportoi agjencia Ruse e lajmeve TASS.

Lajmi u konfirmua edhe nga RIA dhe citon ligjvënësin Anatoly Aksakov i cili drejton Komitetin e Tregjeve Financiare në Parlament.

Sipas tij ligjet pritet të hyjnë në fuqi në muajin Mars. Rregullimi i këtij tregu në Rusi ishte përmendur që nga muaji Shtator dhe një draft duhej të ishte në fuqi përpara Dhjetorit.

Po ai i shty për shkak të vizioneve konfliktuale mes ligjvënësve. Lëvizja vjen në një kohë kur Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kërkon rregullimin e kriptomonedhave dhe këshillimin rreth bitcoin.

Aksakov kishte cituar një direktivë të vetë presidentit Putin ku tha se ishin përballë një afati një javor përpara prezantimit të projektligjit.

Ministri Rus i Komunikimeve Elektronike Nikolai Nikiforov më herët kishte thënë se ekzistojnë pak gjasa që Rusia të legalizojë bitcoin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>