Lajmet

Rusia redakton faqen në Wikipedia për avionin e rrëzuar të Malaysia Airlines

Jul 19 2014
0 Shpërndarje
Rusia redakton faqen në Wikipedia për avionin e rrëzuar të Malaysia Airlines

5714954869_c355c0241b_b.0_standard_640.0sNjë bot në Twitter që mbikëqyr faqet në Wikipedia që redaktohen nga persona brenda qeverisë ruse është vërejtur se ka bërë ndryshime në një artikull për Fluturimin 17 të Malaysia Airlines, ku vdiqën 298 persona.

Telegraph raporton që një faqe në gjuhën ruse rreth aksidenteve me Boeing 777 që përmendi fluturimin MH17 së pari përfshiu gjuhën që tregonte për “terroristë” e më pas e bëri ndryshimin në “ushtarët e Ukrainës”. Përpara ndryshimit, thuhej: “Aeroplani ishte rrëzuar nga terroristë të vetë-quajtur Populli i Republikës Donetsk me raketa të sistemti Buk, të cilin terroristët e pranuan nga Federata Ruse”. Pas ndryshimit, i cili ndodhi një orë më vonë, në të thuhej thjesht: “Aeroplani ishte rrëzuar nga ushtarë të Ukrainës”.

Boti që e vërejti ndryshimin është RuGovEdits. I lëshuar gjatë fundjavës së kaluar, ai dërgon një cicërimë kur gjen ndryshime të bëra në Wikipedia nga IP adresat e qeverive ruse. Mjete të ngjashme janë lëshuar së fundi për IP adresat e personave nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar (@parliamentedits) dhe për Kongresin e SHBA-së (@congressedits). Asnjëri nga ta nuk tregon saktë se kush e bëri redaktimin, as nuk e mbron dikë që përdorë “proxie” nga interneti, por ata punojnë në formë anonime në çdo orë të ditës. Në këtë rast, redaktimi është lidhur me dikë në Kiev VGTRK, që është rrjeti radio televiziv i shtetit rus.

Fluturimi 17 i Malaysia Airlines ishte duke udhëtuar nga Amsterdami në Kuala Lumpur, kur u rrëzua në një hapësirë të Ukrainës. Pyetjet rreth përgjegjësisë për këtë tragjedi ende mbesin të hapura, ndonëse presidenti amerikan Obama gjatë të premtes tha që SHBA-ja beson që fluturimi ishte rrëzuar nga një predhë ajrore e hedhur nga vendet që kontrollohen nga separatistët rusë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>