Lajmet

Sa bandwidth duhet për një thirrje në Skype?

Aug 15 2017
0 Shpërndarje
Realizimi i video thirrjeve në cilësi të lartë (HD) është një prej veçorive kryesore në arsenalin e Skype që i jep avantazhin më të madh. Sa bandwidth duhet për një thirrje në Skype?

Për një kohë të gjatë Skype ishte ylli i VoIP (Voice over IP). Në të vërtetë ishte aplikacioni me të cilin mund të komunikonim me njëri tjetrin pa paguar asnjë qindarkë.

Edhe sot e kësaj dite ngelet po aq popullor pavarësisht rivalitetit të egër të WhatsApp dhe Viber.

Realizimi i video thirrjeve në cilësi të lartë (HD) është një prej veçorive kryesore në arsenalin e Skype që i jep avantazhin më të madh. Por në epokën e pakove të internetit me limit, dy dilema lindin:

  • Është Skype miqësor me bandwidthin tuaj?
  • Sa Bandwidth duhet për një thirrje Skype?

Përgjigja e këtyre pyetjeve do ju ndihmojë të përzgjidhni shërbimin e duhur. Është faqja e mbështetjes së Skype që na jep informacionin që duam të dimë.

Të dhënat e mësipërme janë të rëndësishme nëse keni një plan tarifor me internet të limituar dhe nuk doni ta kaloni këtë limit. Por Skype përcakton cilësinë e thirrje në varësi të bandwidth-it të disponueshëm.

Por le të themi se dua të di kërkesat e bandwidthit për një video thirrje HD përmes Skype. Sipas grafikut të mësipërm u duhet të paktën një shpejtësi interneti prej 1Mbps ndërsa cilësinë e lartë e merrni vetëm me 1.5Mbps ose më shumë.

Për thirrjet në grup duhet si shtoni edhe 1Mbps të tjera.

Ja sesi të kontrolloni sasinë e bandwidthit të përdorur nga një thirrje

A e dinit se Skype tregon sasinë e bandwidthit të përdorur gjatë ngarkimit dhe shkarkimi në një video thirrje. Klikoni Call në menunë e aplikacionit dhe më pas përzgjidhni opsionin Call Technical Info.

Do të shfaqet një dritare me sasinë mesatare të konsumit të bandwidthit nga një thirrje. Kini parasysh se vlera e paraqitur mëposhtë është në kBps ku B=Byte. Shumëzojeni me 8 dhe do të merrni ekuivalentin në Kbps.

Por ju mund të diagnostikoni cilësinë e bandwidthit në kohë reale. Kështu do të mësoni nëse keni mjaftueshëm bandwidth nga ISP-ja për një thirrje cilësore.

  1. Përzgjidhni një kontakt që dëshironi të kryeni thirrje
  2. Në dritaren e bisedës klikoni Check Settings
  3. Disa indikatorë në ngjyrë jeshile tregojnë edhe fuqinë e bandwidth që keni në dispozicion

Kompresimi i videove është përmirësuar por videot HD me 30 frekuenca në sekond gërryejnë bandwidthin tuaj. /PCWorld Albanian

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>