Analiza

Sa do të kushtonte bërja në jetën reale e Iron Man 3 (Njeriut të Hekurt 3)

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
Sa do të kushtonte bërja në jetën reale e Iron Man 3 (Njeriut të Hekurt 3)

Iron Man 3Do të kushtonte 10 miliardë $ të financohej super heroi “Njeriu i Hekurt” me gjithë teknologjinë e tij të lartë.

Tony Stark është shefi ekzekutiv i kompanisë Stark Enterprises, por përveç kësaj ai është edhe kimist, krijues, inxhinier dhe patjetër sipërmarrës.

Gjithashtu është edhe shpenzues parash në raste inovative. Në korrik MoneySupermarket nxori një infografik se sa do të kushtonte ndërtimi i “Njeriut të Hekurt”. Por ndërkohë që tek filmi “Njeriu i Hekurt 3” teknologjia e përdorur rritet, rriten edhe shpenzimet për ndërtimin e tij të cilat janë: nga 1.6 miliardë $ deri në 10 miliardë $.

Vetëm veshja i kushton 7 miliardë $, përveç të cilës duhet edhe arma, rripi apo pajisje të tjera.

Disa teknologji ekzistuese mund të kombinohen si pjesë të tyre, por gjithashtu duhet edhe vila të shtohet në shpenzime që e gjitha mund të kushtojë 25 milionë $. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>