Analiza

Sa duhet të punohet në vende të ndryshme për një iPhone

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Sa duhet të punohet në vende të ndryshme për një iPhone

Në hartën interaktive mund të shihet se sa gjatë duhet të punohet në çdo kryeqytet që të mund të blihet, një iPhone.

Grupi i bankave zvicerane UBS ka prezantuar anketën e rregullt vjetore të të ardhurave mujore dhe koston e jetesës të një numri të qyteteve të mëdha në mbarë botën.

Ky sondazh i gjerë këtë vit është kryer në më shumë se 50.000 njerëz gjatë muajit prill deri në maj, kurse rezultatet janë paraqitur në mënyrë mjaft interesante në portalin InCont.

Me zgjedhjen e ndonjë kryeqyteti në hartën interaktive të botës mund të shihni koston mesatare të një orë pune, derisa në tri “rubrika” shihet numri i duhur i orëve për të fituar mjaft të holla për blerjen e një iPhone 4S, biletë për transportin hekurudhor në gjatësi prej rreth dy kilometrave dhe për një hamburger Big Mac.

Edhe pse Prishtina apo Tirana nuk janë përfshirë në këtë hulumtim, hartën i’a vlen ta shikoni, duke marrë parasysh që janë në dispozicion të dhëna për metropole të tjera fqinje të Shqipërisë dhe Kosovës. (PCWorld Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>