Analiza

Sa energji elektrike shpenzon interneti

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Sa energji elektrike shpenzon interneti

Kur navigoni në ueb, jo pak herë shqetësoheni për nivelin e baterisë së laptopit tuaj. Por, sa energji elektrike nevojitet realisht për ta mbajtur në punë internetin?

Shpenzimi i energjisë elektrike për qendrat e të dhënave të kompanive të mëdha si Google apo Amazon është vërtet i madh.

Me serverat dhe sistemet e ftohjes, këto qendra konsumojnë rreth 30 miliardë vat çdo vit, ose rreth 1.5% të elektricitetit botëror.

Me rritjen e numrit të përdoruesve në internet, pritet që në të ardhmen këto shifra të rriten gjithashtu.

A po menaxhohen siç duhet këto qendra? Çfarë çmimi duhet të paguajë mjedisi që Facebook-u të arrijë në miliarda përdorues?

Le të shohim infografikun e mëposhtëm nga WirelessSatelliteInternet.org. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>