Analiza

Sa fjalë duhet të përmbajë subjekti i një e-maili

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Sa fjalë duhet të përmbajë subjekti i një e-maili

i3gmiqmpyfavxslmmeqvJo rrallë herë ndodh që e-mail-et të humbasin në inbox-in e personave që ua dërgojmë. Të shumta janë rastet kur arsyeja është stili i gabuar i të shkruarit të subjektit, informacionit me të cilin bie për herë të parë në kontakt marrësi. Për të përmirësuar shanset që marrësi ta hapë e-mail-in, mos e shkruani subjektin më të gjatë se 10 fjalë. Këshillohet që ai të jetë mes 6 dhe 10 fjalësh në total.

Kompania e marketingut Retention Science ka kryer një analizë të e-mail-eve dhe ka arritur në përfundimin se e-mail-et që përmbanin gjashtë deri në dhjetë fjalë në subjekt ishin më tepër efektive për t’i nxitur marrësit t’i lexonin.

“Subjektet me 6 deri në 10 fjalë kanë performancën më të lartë, duke gjeneruar një normë hapjeje prej 21%, më lart se standarti i industrisë. Ato që kishin pesë ose më pak fjalë kishin një normë hapjeje prej 16%, ndërsa ato me 11 – 15 fjalë kishin hapjet më minimale me 14%. Pavarësisht kësaj, pjesa më e madhe e e-mail-eve të dërguara (52%) kanë subjekte me mbi 11 fjalë,” shprehet kompania në raport. Nga ana tjetër nuk duhet të përfshini gjithë e-mail-in në subjekt. Të hapësh një e-mail që nuk ka asgjë brenda është në shumicën e rasteve bezdisëse për marrësit. (PCWorld Albanian)

Tags >

email
Lajmet e fundit>