Analiza

Sa hapësirë disku do të zinte tërë jeta juaj?

Aug 26 2009
0 Shpërndarje
Sa hapësirë disku do të zinte tërë jeta juaj?

Këtë e ka bërë për shkak se i ka interesuar sa memorie digjitale do të kërkohej për të vendosur tërë këto të dhëna.

Bell, që punon pranë Microsoft Silicon Valley Research Group dhe që e quan projektin e tij MyLifeBits, ka deklaruar se “Problemi nuk qëndron në vendosjen e tërësishme të këtyre të dhënave. Problemi është nxjerrja e tyre. Kur kam filluar, nuk kam mundur të gjejë asgjë!” Momentalisht, Bell ka qenë në gjendje të përcjellë të gjitha ueb faqet që ai i ka vizituar (221.173), fotografitë që i ka bërë (56.282), e-mailet që i ka dërguar dhe pranuar (156.041), dokumentet që ka shkruar dhe lexuar (18.883), thirrjet telefonike (2.000), fotografitë e bëra nga SenseCam që e ka pasur të vendosur në qafë (66.000), këngët që i ka dëgjuar (7.139) dhe videot që i ka bërë vetë (2.164). Në mënyrë që të mbledhë tërë këtë informacion ai përdorë një skaner desktopi, një kamerë digjitale, një monitorues të zemrës, incizues të zërit, incizues GPS, pedometër, smartphone dhe një e-reader.

Ai megjithatë dyshon se ekziston nevoja për të harruar. Duke qenë në gjendje të pastrojë tërësisht memorie të vështira gjatë të kaluarës, do të mund të ishte një trik evolucionar. “Nëse mendoni se duhet të harroni, atëherë duhet ta bëni” deklaroi Bell.

75 vjeçari Bell ka treguar edhe një rast sesi ka shfrytëzuar në dobi arkivin e tij. Pas zhdukjes dhe vdekjes së supozuar të një miku, shkencëtarit kompjuterik Jim Gray, Bell hulumtoi me mijëra skedarë për të gjetur fotografi të harruar dhe ngjarje të ndodhura, me të cilat ai ishte në gjendje të krijojë një slide show të fuqishëm për përkujtimin e Gray.

Ruajtja e të dhënave në një mënyrë të tillë nga Bell është më shumë se një album i jashtëzakonshëm. Ai e argumenton këtë se duke përdorur e-memory (memorie elektronike) si një zëvendësim për memorien e bazuar në mish, ne lirojmë trurin për tu qasur me rrugë të reja kreative, mësimi dhe zbulimi.

Lajmet e fundit>