Harduer

Sa i lehtë është Microsoft Surface për t’u çmontuar?

Feb 15 2013
0 Shpërndarje
Sa i lehtë është Microsoft Surface për t’u çmontuar?

surface_proProfesionistët e iFixit janë përpjekur të çmontojnë tabletin e fuqishëm të Microsoft-it, Surface Pro dhe përshtypjet e tyre nxjerrin në pah faktin se sa e vështirë është ta riparosh tabletin – nëse përpiqesh ta bësh vetë këtë gjë.

Ndër faktet që ia vlejnë të përmendim është se për ta çmontuar Surface Pro e për ta hapur atë totalisht duhen 90 zhvidhosje (plot 90!).

Ekrani është jashtëzakonisht i vështirë për t’u hequr dhe ka “mijëra kilogramë” lëndë ngjitëse që i mban pjesët së bashku.

Për më tepër, iFixi shkruan se nëse nuk e hapni tabletin në mënyrë “100% të saktë,” me shumë mundësi do të dëmtoni ndonjë nga kabllot që rrethojnë ekranin.

Duke lexuar të gjitha përshtypjet e testeve të iFixit, mësojmë se ideja për ta riparuar vetë Surface Pro, nuk është aspak e mirë. Detajet e plota mund t’i lexoni të gjitha këtu. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>