Lajmet

Sa i sigurt është një skedar apo hard drive i enkriptuar

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
Sa i sigurt është një skedar apo hard drive i enkriptuar

Së pari, nuk ka siguri të përsosur. Në një moment të caktuar, dikush që ka kohë dhe para të mjaftueshme, e patjetër edhe një arsye të fortë, mund ta thyejë sigurinë.

Prandaj pyetja shtrohet se sa i sigurt është enkriptimi? Përgjigjja është: nëse softueri juaj enkriptues përdor standarde të njohura dhe të respektuara si AES apo Blowfish dhe ju merrni njëkohësisht masat e duhura për parandalim, përfshi fjalëkalimet e vështira, atëherë mund të jeni të goxha të sigurt.

Në varësi të kohës dhe aftësisë përpunuese të kompjuterit, fjalëkalimet mund të thyhen përmes forcës brutale, ku programi përdor miliona kombinime shkronjash dhe karakteresh të rastësishme derisa gjen fjalëkalimin e duhur. Por, duke pasur një fjalëkalim të vështirë, koha apo aftësia përpunuese dalin deri diku jashtë loje.

Për të krijuar një ide të përgjithshme se sa shpejt mund të thyhet fjalëkalimi juaj, klikoni How Secure is My Password?. Për shembull, ne provuam për kuriozitet fjalën “password” dhe sistemi u përgjigj se ky fjalëkalim gjendej pothuajse menjëherë.

Nga ana tjetër, nëse përdorni kombinime shkronjash të cilat nuk formojnë fjalë të kuptueshme, për shembull me 8 karaktere me shkronja të vogla, do të duheshin 52 sekonda. Ndërkohë që për një string prej 18 karakteresh, përfshi numra, shenja pikësimi dhe shkronja të vogla e të mëdha, do te duheshin 3 kuitilion vite.

Përveç fjalëkalimeve duhet të keni kujdes edhe me elemente të tjera po kaq të rëndësishme. Tregohuni gjithmonë dyshues për mashtrimet në internet. Mbajini gjithmonë të përditësuara softuerët.

Me ‘Fjalëkalimin Kryesor’, kanë lexuar porositë e përdoruesve

Asnjëherë mos i shpërndani me të tjerët fjalëkalimet. Nëse uebfaqet ofrojnë verifikim me dy hapa, përdoreni. (PCWorld Albanian)

Fjalekalim

Lajmet e fundit>