Analiza

Sa kanë kontribuar Google, Apple dhe Microsoft në dyqanet e aplikacioneve të kompanive respektive

Jan 2 2015
0 Shpërndarje
Sa kanë kontribuar Google, Apple dhe Microsoft në dyqanet e aplikacioneve të kompanive respektive

app-explosion-780x466Kur bëhet fjalë për zhvillimin e aplikacioneve, Apple, Google dhe Microsoft kanë që të gjithë strategji të ndryshme që përshtaten me modelet e tyre të të bërit biznes. PCWorld Albanian ka vendosur që ti hidhë një sy dyqaneve të aplikacioneve respektive për ti dhënë përgjigje një pyetjeje të thjeshtë: Sa prej këtyre kompanive zhvillon aplikacione për platformat konkurrente?

Siç ju mund të prisni, Apple nuk shqetësohet aspak në krijimin e aplikacioneve për Android dhe Windows Phone. Ndërsa Google mbizotërohet nga një “dashuri” për Android dhe iOS, por injoron tërësisht Windows Phone. Megjithatë Microsoft ka adoptuar një strategji zhvillimi aplikacionesh për të treja platformat. Madje ofron më shumë aplikacione për iOS sesa ofron Google. Që të dyja Microsoft dhe Google ofrojnë më tepër aplikacione sesa vetë iOS në dyqanin saj të aplikacioneve.

Pa shtuar asnjë fjalë më tepër, grafiku i mëposhtëm shpjegon sesa aplikacione ofrojnë këto tre kompani në secilin prej dyqaneve të aplikacioneve në 2014. Në këtë grafik kemi listuar aplikacionet e disponueshme në dyqanet e aplikacioneve dhe jo ato që vijnë të instaluara paraprakisht. Duhet të theksojmë se jo të gjitha aplikacionet që janë të disponueshme në dyqanet konkurrente të aplikacioneve janë të disponueshme gjithashtu ne dyqanet e tyre të aplikacioneve respektive. Janë 32 aplikacione që janë ndërtuar nga “Microsoft Mobile” e njohur më parë si “Nokia”. Kjo do të thotë se këto aplikacione ndërtuar nga Nokia kanë kaluar të gjitha procedurën e mbivendosjes së brendit të ri Lumia.

Grafiku do të ju ofrojë një ide të qartë për mënyrën sesi tre kompanitë teknologjike ndërveprojnë me njëra- tjetrën në dyqanet e aplikacioneve respektive. Nga ana tjetër nuk presim që në 2015 të ndryshojë diçka në strategjitë e Apple. Ndërsa kur hedhim sytë nga e ardhmja dhe shohim e afrimin e Windows 10, besojmë se kjo do e shtyjë Google që të sjellë shërbimet e saja edhe në dyqanet e Windows dhe Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>