Vëzhgim

Sa kushton një smartphone në të vërtetë?

Aug 31 2009
0 Shpërndarje
Sa kushton një smartphone në të vërtetë?

Përgjatë shtrirjes së një kontrate dyvjeçare nuk ka shumë diferencë në koston e pronësisë (pajisje, kontratë shërbimi etj.) për një iPhone, ndonjërin nga modelet tona të BlackBerry (Curve 8330, Curve 8900, Storm dhe Tour 9630) apo një Nokia E71x. Të gjashtë përmblidhen te 3800$. Nëse është më shumë nga ç’doni të shpenzoni, mbase mund të shqyrtoni një model të ri me çmim më të ulët, si Palm Pre apo HTC G1 i T-Mobile, të cilët si përfundim kushtojnë qindra dollarë më pak (2635.75$ për Pre dhe 3184.99$ për G1) gjatë së njëjtës periudhë dyvjeçare.

Matja e çmimit përfundimtar
Llogaritëm totalin për tetë nga smartphone-t më të kërkuar të momentit, duke llogaritur koston totale të pronësisë gjatë dy viteve (kushtet kryesore të një kontrate të shërbimit wireless) si dhe koston mujore (të amortizuar). Për shembull, do të paguani një total prej 3835.75$ në dy vitet e para pas blerjes së një iPhone 3GS të ri (16GB); që është rreth 160$ në muaj (duke përjashtuar një grumbull mujor taksash, faturash apo ritaksimesh, të cilat ndryshojnë nga vendi në vend). Në mënyrë të ngjashme, kostoja e pronësisë së një BlackBerry të Verizon për dy vjet përmblidhet në 3764.75$ apo afërsisht 157$ në muaj (përsëri duke përjashtuar taksat dhe faturat). Shumë njerëz paguajnë çdo muaj për një smartphone aq sa paguajnë për makinën e tyre.

iPhone 3GS nga AT&T, BlackBerry Tour i Verizon, BlackBerry Curve nga AT&T apo Verizon, BlackBerry Storm i Verizon dhe Nokia E71x nga AT&T kushtojnë të gjithë midis 150 dhe 160$ çdo muaj dhe 3683.76 dhe 3835.75$ gjatë dy viteve. Kostot e vetë pajisjeve ndryshojnë, por pagesat e bisedave, mesazheve dhe të wireless-it broadband të pakufizuar për gjashtë telefonat AT&T dhe Verizon në studimin tonë janë saktësisht të njëjtat (99.99$ në muaj). Megjithatë, jo të gjithë smartphone-t u përshtaten këtyre normave të çmimit që mbizotërojnë në modelet më popullore. Nëse po kërkoni një aparat më pak të kushtueshëm, kërkoni një nga alternativat e reja me çmimi më të ulët, si Palm Pre apo G1 i T-Mobile, të cilët kushtojnë qindra dollarë më pak se modelet e BlackBerry dhe iPhone përgjatë dy viteve. Sprint ofron Palm Pre për një kosto mujore prej 110$ dhe mund të zotëroni një HTC G1 të T-Mobile për rreth 133$ në muaj. Tabela jonë në faqen 33 jep një krahasim të detajuar të kostos totale të zotërimit për tre smartphone popullorë (apo së-shpejti-popullorë). Për një tabelë të zgjeruar që krahason të tetë smartphone-t, përfshirë G1 të T-Mobile dhe BlackBerry Storm të Verizon, vizitoni find.pcworld.com/63432.

Konvergjencë çmimi
Pse janë smartphone-t më popullorë kaq pranë në çmim? Sipas fjalëve të zëdhënësit të Verizon Wireless, Ken Muche, arsyeja është se “është një mjedis shumë konkurrues”. Kompanitë që ofrojnë shërbime wireless kanë përpara shuma shumë të mëdha parash për të fituar duke shitur shërbime me përqindje të madhe fitimi si wireless-i broadband dhe mesazhet e tekstit për përdoruesit e smartphone-ve. Analistët thonë se vetëm shitja e shërbimeve për shumë popullorin iPhone pothuajse ka mbuluar biznesin e Wireless të AT&T dy vitet e fundit. Dhe sigurisht, Sprint, T-Mobile dhe Verizon janë duke luftuar me të gjitha forcat për një pjesë sa më të madhe të tortës.
Për shkak të këtij potenciali fitimi – dhe me gjithmonë e më shumë blerës të rinj të smartphone-ve që hyjnë në treg – konkurrenca për të shitur smartphone dhe shërbime të lidhura me to është shumë intensive.
Le të shpresojmë se me hyrjen e kandidatëve me çmim më konkurrues, si Pre ghe G1, kostoja e pronësisë për smartphone do të ulet. Por që mesatarja aktuale prej 160$ të ulet, një numër i konsiderueshëm përdoruesish të rinj të smartphoneve duhet t’i rezistojnë tundimit dhe tërheqjes sociale të iPhone dhe BlackBerry dhe të zgjedhin opsione më të lira me një kosto edhe më të ulët.

Lajmet e fundit>