Lajmet

Sa lehtë mund të thyhet fjalëkalimi juaj?

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Sa lehtë mund të thyhet fjalëkalimi juaj?

Thyerjet e kodimeve që po ndodhin kohët e fundit si ato të LinkedIn dhe eHarmony.com, kanë hapur debat në mesin e të apasionuarve të informatikës. Disa prej tyre mbështesin teorinë që nuk ndikon lloji i fjalëkalimit, dmth. gjatësia e tij apo llojet e karaktereve. Në fakt, e vërteta është se ato përbëjnë një ndryshim të madh.

Shtimi i një simboli në fjalëkalim e heq mundësinë e një sulmi sipas fjalorit, dmth. përdorim fjalësh që janë në fjalor. Kjo e bën shumë herë më të vështirë hakimin e fjalëkalimit. Më poshtë kemi renditur kombinimet e fjalëkalimeve, dhe sa kohë do të duhej për t’i thyer ato duke provuar të gjitha mundësitë me rradhë.

Fjalëkalime pa simbole dhe pa shkronja të mëdha

6 Karaktere: 2.25 miliardë kombinime të mundshme

-Hakim online me aplikacion duke shfrytëzuar 1 mijë supozime për sekondë: 3.7 javë

-Hakim offline duke përdorur serverë ose desktopë të fuqisë së lartë me 100 miliardë supozime për sekond: 0.0224 sekonda

-Hakim offline duke përdorur miltiprocesorë në mënyrë masive me 100 trilionë supozime për sekond: 0.0000224 sekonda

10 karaktere: 3.76 trilionë kombinime të mundshme

-Hakim online me aplikacion duke shfrytëzuar 1 mijë supozime për sekond: 3.7 javë

-Hakim offline duke përdorur serverë ose desktopë të fuqisë së lartë me 100 miliardë supozime për sekond: 10.45 orë

-Hakim offline duke përdorur miltiprocesorë në mënyrë masive me 100 trilionë supozime për sekond: 37.61 sekonda

Tani duke shtuar simbole, rrjedhimisht edhe fjalëkalimi bëhet më i vështirë

6 Karaktere: 7.6 trilionë kombinime të mundshme

-Hakim online me aplikacion duke shfrytëzuar 1 mijë supozime për sekond: 2.4 shekuj

-Hakim offline duke përdorur serverë ose desktopë të fuqisë së lartë me 100 miliardë supozime për sekond: 1.26 minuta

-Hakim offline duke përdorur miltiprocesorë në mënyrë masive me 100 trilionë supozime për sekond: 0.0756 sekonda

 10 karaktere: 3.76 trilionë kombinime të mundshme

-Hakim online me aplikacion duke shfrytëzuar 1 mijë supozime për sekond: 54.56 milionë shekuj

-Hakim offline duke përdorur serverë ose desktopë të fuqisë së lartë me 100 miliardë supozime për sekond: 54.46 vjet

-Hakim offline duke perdorur miltiprocesorë në mënyrë masive me 100 trilionë supozime për sekond: 2.83 javë

 Doni një sugjerim? Krijojeni fjalëkalimin me 10 karaktere, në fund shtojini dhe një simbol. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>