Siguri

Sa mund t’ju kushtojë humbja e celularit tuaj

Jan 11 2010
0 Shpërndarje
Sa mund t’ju kushtojë humbja e celularit tuaj

Bazuar në një anketë të bërë me 600 banorë të rrethinës së stacioneve hekurudhore të Londrës, studimi gjithashtu kuptoi se 24 për qind e pronarëve të celularëve ruajnë PIN-in dhe fjalëkalimet në një pajisje dore, 11 për qind ruajnë informata të identitetit personal dhe 10 për qind ruajnë numra të kartelave të kreditit.

Nëse celulari juaj vidhet, hajduti mund të bëjë një rishikim të numrit të celularit tuaj për të marrë emrin dhe adresën tuaj. Kjo dhe një numër i vjedhur i një kartele kreditore mund të kenë si rezultat “marrjen e llogarive”, me ç’rast hajduti ndryshon adresën e faturimit të llogarisë ekzistuese. Dhe po të mos ju thërrasë personi për probleme me kartelën, mungesa e deklaratës mujore nga ju mund të kalojë pa u vërejtur.
Me informacione të tilla, një hajdut mundet gjithashtu të hapë llogari të reja duke përdorur emrin tuaj, madje aq shpesh sa ju nuk do ta dinit se si janë hapur këto llogari, duke bërë që ky problem të kërkojë shumë më shumë kohë për t’u zgjidhur. Dhe nëse përdorni celularin tuaj për t’u futur në e-mail, një hajdut mund të bëjë të njëjtën gjë.

Kyçni celularin tuaj
Mënyra më e mirë për t’i mbajtur llogaritë tuaja të e-mailit të sigurta është ta mbyllni celularin tuaj kur nuk e përdorni – kjo do të thotë ta kyçni me fjalëkalim. (Anketa e Credent zbuloi se 40 për qind e përdoruesve nuk vendosin një fjalëkalim për të mbyllur celularin e tyre) Sa i përket iPhone, pa diskutim celulari më i popullarizuar në ditët e sotme, ju do të duhej të kombinoni Auto-Lock, që funksionon në mënyrë të zakonshme për të fikur tastierën e bazuar në ekran pas një kohe të caktuar kohore, me mbylljen me fjalëkalim për ta ndezur celularin në mënyrë manuale. Për të aktivizuar këtë funksion, shkoni tek Settings, pastaj General dhe në fund Passcode Lock. Shtypni Turn Passcode On dhe pastaj futni një fjalëkalim të sigurt.

Për celularë të tjerë, kërkoni te veglat ose te seksioni i të dhënave. Për shembull, tek LG Dare, kjo gjendet nën “Tools and Settings” dhe pastaj Security. Në momentin që vendosni një fjalëkalim, praktikoni ta kyçni dhe hapni celularin derisa të bëhet gjë normale.

Ruani informacionet e kompanisë
Shumë njerëz i përdorin celularët për akses nga distanca në vendet e tyre të punës. Pasi pothuajse gjysma e përdoruesve të celularëve nuk e kyçin pajisjen ose nuk kufizojnë aksesin, hajdutët mund të përdorin një celular të tillë të pambrojtur për të pasur akses në rrjetin e brendshëm të një punëtori.

Shitësit e sigurisë, si Lumension, tani u ofrojnë  bizneseve një aplikacion për shkarkim (find.pcworld.com/62755), i cili i lejon punëtorët të kyçin një celular të humbur ose të shlyejnë të dhëna të ndjeshme prej së largu (momentalisht ofrohet vetëm për Windows Mobile); për iPhone, Apple ka një veçori për fshirje prej së largu (find.pcworld.com/62757).
Një hap tjetër për të mbrojtur të dhënat e ruajtura është ndalja e Bluetooth. Megjithëse është një sinjal i valëve të shkurtra, disa malware përdorin Bluetooth për të thithur të dhëna nga celulari juaj në mënyrë të vazhdueshme.
Gjithashtu, gjersa shumica e celularëve përdorin lidhje mobile për të hyrë në internet, iPhone ka një opsion Wi-Fi për lidhje më të shpejtë me aplikacione që kërkojnë shumë bandwidth, si videot në transmetim. Kjo hap mundësinë e lidhjes me rrjete mashtruese Wi-Fi, që janë të mbushura me malware keylogging. Për të ndalur Wi-Fi ose për të kërkuar një lajmërim sa herë që shfaqet një lidhje e re, prekni iPhone Settings*Wi-Fi, pastaj selektoni pjesën në përputhje me këtë funksion.

Ndaloni vjedhjet bankare nga celulari  
A keni filluar të përdorni shërbimet bankare përmes celularit? Lajmi i  mirë është se në përgjithësi asnjë e dhënë e shërbimit bankar personal (si informacioni i llogarisë) nuk ruhet në celularin tuaj, por një kriminel ka ende mundësi të përdorë celularin tuaj për t’iu qasur në mënyrë të drejtpërdrejtë llogarive tuaja bankare.
Seancat tuaja bankare ndodhin në tri mënyra: ju shkarkoni një aplikacion në celularin tuaj; banka shkëmben mesazhe të enkriptuara SMS me celularin tuaj ose përdor shfletuesin e celularit tuaj për të paraqitur informacione të llogarisë.
Në çfarëdo rasti, lajmëroni bankën -dhe menjëherë pas kësaj lajmëroni operatorin tuaj- për humbjen apo vjedhjen e celularit. Nëse banka përdor një aplikacion të anës së klientit, atëherë mund ta fikë atë prej së largu. Nëse banka përdor shkëmbimin e brendshëm të SMS-ve ose lidhje me shfletuesin e celularit, shërbimi ID i pajisjes së saj mund të bllokojë kontaktin nga celulari i vjedhur.

Ruani të dhënat tuaja shëndetësore
Të njëjtat taktika ruajtëse aplikohen edhe tek informacionet personale shëndetësore. American Recovery dhe Reinvestment Act 2009 (e njohur edhe si “taksa stimuluese”) përfshin një seksion për dixhitalizimin e të dhënave personale shëndetësore. Disa spitale janë duke eksperimentuar duke ofruar informacione të pacientëve përmes një celulari dhe numri i këtyre shembujve pritet të rritet deri në fund të vitit. Nëse keni një shërbim të tillë dhe celulari juaj vidhet ose ju humb, kontaktoni me ofruesin e shërbimeve shëndetësore menjëherë, në mënyrë që të pengohet qasja keqpërdoruese.
Celularët tani janë kompjuterë në miniaturë që menaxhojnë jetët tona në rrugë të cilat nuk i kuptojmë plotësisht. Mendoni për celularin tuaj si të ishte një kuletë elektronike. Nëse e humbisni, bëni hapat e duhur për të kontaktuar operatorin tuaj dhe të gjitha palët që mund të ndikohen.

Lajmet e fundit>