Lajmet

Sa ndikon realisht ndriçimi i ekranit tek konsumimi i baterisë

Apr 15 2013
0 Shpërndarje
Sa ndikon realisht ndriçimi i ekranit tek konsumimi i baterisë

Të gjithë e dimë se sa më i lartë të jetë ndriçimi i ekranit të pajisjeve që punojnë me bateri, aq më shpejt do të konsumohet ajo.

Shpeshherë, në artikuj të ndryshëm ku ju kemi dhënë këshilla se si të kurseni beterinë, një prej tyre ka qenë të ulni ndriçimin e ekranit.

Prandaj, për të krijuar një ide më të qartë të impaktit që ka ai tek jetëgjatësia e baterisë, Wired ka bërë disa llogaritje për ta vëzhguar më qartë këtë konstatim.

Provat janë bërë me iPhone 4.

Sigurisht, telefonët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, megjithatë përmes testeve që janë bërë me iPhone 4 mund të krijojmë një ide të përgjithshme. Ja se cilat janë rezultatet:

Me një përdorim të vazhdueshëm, bateria e një iPhone 4 zgjat 6.5 orë me ndriçim në minimum, krahasuar me 3.5 orë që zgjat me ndriçimin në maksimum. Diferenca është e dukshme. Pra, ulja e ndriçimit me dy herë zgjat pothuajse dy herë jetëgjatësinë e baterisë.

Këto teste janë berë me Wi-Fi dhe rrjeti 3G ka qenë ndërkohë i mbyllur. Pra, praktikisht, nëse përdorni internet me kompanitë telefonike, bateria nuk do t’ju zgjasë aq.

Megjithatë, është e qartë se sa më i ulët ndriçimi i ekranit, aq më tepër do të zgjasë bateria.

Gjithsesi, ndryshimi në jetëgjatësinë e baterisë varet edhe nga përdorimi. Nëse jeni përdorues intensiv, ulja e ndriçimit mund t’ju japë rreth 2 orë më shumë bateri.

Nëse nuk e përdorni edhe aq telefonin, atëhere ky veprim nuk bën ndonjë ndryshim të madh.

Një zgjidhje tjetër e mirë është edhe përdorimi i “wallpapers” apo “themes” me ngjyra të errëta. Në fund mos harroni të eksperimentoni me “Automatic Settings” të telefonit tuaj lidhur me sasinë e ndriçimit të ekranit. (PCWorld Albanian)

bateri

Lajmet e fundit>