Blog

Sa pajisje inteligjente janë në jetën tuaj?

Sep 30 2011
0 Shpërndarje
Sa pajisje inteligjente janë në jetën tuaj?

Kjo inteligjencë do të sjellë me këtë një numër të gjërave të reja duke përfshirë teknologjinë që mund të parashikojë nevojat tona dhe të marrin në shfrytëzim sasi të mëdha të të dhënave. 

Një hulumtim i bërë së fundi nga IDC ka theksuar se sistemet e ngulitura në treg veçse kanë tejkaluar shitjet e PC’ve, serverëve dhe celularëve – në formë të kombinuar. 

Unë personalisht jam i interesuar të shoh sesi këto trende do të fuqizojnë një fushë të re të zhvillimit softuerik që kombinon të gjitha këto të dhëna për të ofruar ndërfaqe natyrale. Në erën Web 2.0 ne kemi parë se çka ndodh kur ne përziejmë ueb shërbime, dhe unë mendoj se ne pothuajse jemi gati të shohim një ueb përzierje të të dhënave prej pajisjeve inteligjente të fushave të ndryshme. 

Shenjat në rrugë, stacionet e mbushjes me derivate, ATM, sistemet GPS në celularë dhe vetura, mjetet shtëpiake dhe shumë objekte tjera janë duke u bërë të ndërlidhura për të ofruar mundësi të pafundme. Vetëm gjatë javës së kaluar unë jam pyetur pse është kjo e rëndësishme dhe nëse unë me të vërtetë dëshirojë një frigorifer që më tregon se kur nuk kam ve. Personalisht nuk kam nevojë për diçka të tillë – por unë do të doja një frigorifer që di se kur ka nevojë për servisim dhe e bënë përcaktimin e datës për këtë në vete. Ngjashëm, unë do të kisha dëshirë të ketë ekrane digjitale në dyqane që personalizohen në bazë të të dhënave që ofrohen nga celulari im. Këto janë vetëm dy shembuj të thjeshtë të asaj se çfarë mund të ketë në të ardhmen.

Një fushë tjetër që më fascinon është ekspertiza e re përreth vizualizimit të të dhënave – ku secila prej këtyre pajisjeve përmban të dhëna për lëvizje, historik, lidhje dhe bashkëveprim me përdorues dhe përmes kësaj hap një fushë të re të kuptimit të tërë këtyre të dhënave. Co.Design e Fast COmpany së fundi ka theksuar se “vizualimi i të dhënave është një fushë me potencial të madh të rritjes duke ofruar përfaqësime të përditësuara vizuale të ngjarjeve në kohë reale”.

Siç po shihni edhe nga videoja, ekipi ynë i Windows Embedded është shumë i fokusuar në fushën e sistemeve inteligjente, me ç’rast softueri i tyre është në shumë pajisje me të cilat ju bashkëveproni në baza ditore. Herën tjetër që ju shikoni një shenjë digjitale, mbushni veturën apo përdorni një ATM, ju ndoshta do të jeni duke përdorur një pajisje me Windows, e në fund ndaluni pak dhe mendoni se çka do të ndodhte nëse pajisjet do të ishin “inteligjente”. 

Artikull nga Steve Clayton botuar në TechNet Blog të Microsoft

Lajmet e fundit>